E premte, 17 Janar, 2025

Maqedonia e Veriut miraton propozimin francez, Blinken: BE me Ballkanin Perëndimor do jetë më i fortë. Përshëndesin vendimin edhe Scholz dhe liderët e BE

Share

Vendimin e Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, ka sjellë edhe reagimin e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ai shkruan se një BE me Ballkanin Perëndimor pjesë të saj, e bën atë më të fortë.

“Bashkimi Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha për të punuar në hapat e mëtejshëm”, shkruan Blinken.

Votimi në Kuvendin e Shkupit, Borell: Hap vendimtar për Shqipërinë dhe Maqedoninë në rrugën drejt BE-së

Shefi i Politikës së Jashtme në BE-, Joseph Borell ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave.

‘Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar propozimin francez. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta.’- u shpreh Borell.

Votimi i propozimit francez, Scholz: Ju duam si anëtarë të BE-së

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka reaguar në lidhje me miratimin e propozimin francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë çeljes së negociatave.

‘Përshëndes votën e Parlamentit Maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës!’- shkruan Scholz

Miratimi i propozimit francez në RMV, Von der Leyen: Mundësi historike, hap i madh në rrugën drejt të ardhmes evropiane

Presidentja e Komisionit Evropian ka reaguar pas miratimit të propozimit francez në Maqedoninë e Veriut që i hap rrugë integrimit të vendit në BE.

‘Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj.’- shkruan, Von der Leyen.

Konferenca e parë ndërqeveritare, Charles Michel: Një hap i madh drejt BE-së

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michele ka reaguar pas miratimit të  propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut duke e konsideruar si një hap të madh drejt BE-së.

“E ardhmja jonë është e përbashkët dhe ne ju mirëpresim me duar të hapura”, shkruan Michel në Twitter.

Pritet që në të njëjtën kohë negociatat e anëtarësimit të nisin si për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë.

Te tjera

Lajme te tjera