E diel, 16 Gusht, 2026

“Magji” madrilene në ‘Camp Nou’, Reali marshon në finalen e Kupës së Mbretit, Benzema shkëlqen me tripletë

Share

Real Madrid është finalisti i dytë i Kupës së Mbretit. “Galaktikët” fituan dje 0-4 me Barcelonën në “El Clasico”, duke përmbysur humbjen 0-1 në ndeshjen e parë. Në këtë duel shkëlqeu Benzema, me sulmuesin e Los Blancos që shënoi tripletë në Camp Nou.

Ndeshja e kthimit në gjysmëfinale u hap nga Vinicius në minutën e 45, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat. Fraksioni i dytë i ndeshjes pa miqtë e Ancelottit më kërkues, teksa gjetën edhe tre gola të tjerë. Benzema me tripletë në minutat 50, 58 dhe 81 “shkërmoqi” katalanasit, duke vendosur ndeshjen më të rëndësishme në Spanjë.

Finalja e Kupës së Mbretit mes Real Madridit dhe Osasunës do zhvillohet në 6 maj në stadiumin olimpik të Sevillas.

Te tjera

Lajme te tjera