Pas 9 vitesh aspak të lavdishme në krye të Partisë Demokratike dhe humbjeve të njëpasnjëshme, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen e tij si kryetar i partisë opozitare më të madhe në vend. Edhe pse luftoi me çdo mënyrë që pas çdo humbje në zgjedhje të mbante postin e kreut të PD, duket se Lulzim Basha nuk i ka rezistuar më presionit të demokratëve, ku këtë herë kundër i dolën edhe besnikët e tij më të mëdhenj.
Basha deklaratën e bëri gjatë mbledhjes me grupin parlamentar me një fjalim 7 minutësh, ku tha se po bën një hap pas për t’i dhënë mundësi ringritjes së Partisë Demokratike. Duke theksuar se kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, Basha sërish la një shteg të hapur për vetën duke thënë se “do të jetë i angazhuar në ringritjen e PD rreth vlerave, parimeve dhe standardeve demokratike”.
“Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përçarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët.”, tha Basha.
Dorëheqjen, Basha ia atribuoi jo vetëm goditjeve të njëpasnjëshme nga qeveria, por së fundmi edhe luftës së brendshme në selinë blu që sipas tij ishte arsyeja kryesore që pengoi PD të bënte opozitë të vërtetë. Basha thotë se me aktin e tij të dorëheqjes synon ringritjen e PD-së.
” Shpresa për tu ringritur përmes një opozite të fortë ka marrë për fat te keq prej afro një viti po kështu goditje të njëpasnjëshme. Përpjekjeve tona për tu ofruar shqiptarëve nje opozitë të tille, përmes denoncimeve dhe goditjes së korrupsionit qeveritar në komisionet hetimore të aferave korruptive dhe hetimit të 25 prillit i është mbivendosur një luftë e brendshme. Personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha. Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përçarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët”, tha Basha.
Lënia bosh e karriges së kryetarit të PD do të shoqërohet fillimisht me një analizë të brendshme të partisë dhe më pas do të ndiqet nga një proces zgjedhor që do të zhvillohet nga baza deri te lidërshipi.
“Për këtë jam i bindur se ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD”, tha Basha.
Pas mbledhjes, Basha iu drejtua në këmbë një restoranti, i ndjekur nga disa kryetyarë degësh që nuk ishin dakord me largimin e tij, dhe disa anëtarë kryesire. Pas dorëheqjes së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj vendoset automatikisht kryetar i komanduar i PD deri kur të zgjidhet kryetari i ri i partisë. Kjo vendoset në bazë të nenit 46 të statutit të PD ku kryetar i komanduar zgjidhet nënkryetari i partisë, ku në PD kishin ngelur dy, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj, por Tabaku hoqi dorë nga e drejta statutore.
Vendimi i Bashës për dorëheqjen vjen pas humbjes së thellë të PD në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku u rendit forcë e tretë. Pas humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhjet parlamentare e vendore, situata në Partinë Demokratike u tensionua në shtator të vitit të kaluar, kur ai e përjashtoi Berishën nga partia, pas shpalljes ‘non grata’ në muajin maj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjë që bëri që partia të ndahej në dy pole.
Karriera politike e Lulzim Bashës nisi që nga shfaqja me KOP në 2004 dhe në 2005 u zgjodh deputet në Qarkun e Elbasanit. Nga viti 2005 deri në vitin 2011, Lulzim Basha, me bekimin e Berishës, mbajti postet e ministrit të Transporteve, më pas të ministrit të Jashtëm dhe në fund atë të Brendshëm, poste të cilat u shënjuan nga afera me rrugën Durrës-Kukës, marrëveshja e detit dhe 21 Janari. Në vitin 2011, Lulzim Basha u zgjodh në krye të Bashkisë Tiranë dhe në 2013 si kryetar i PD, pas dorëheqjes së Sali Berishës, i cili humbi zgjedhjet parlamentare.
Lulzim Basha tha se dorëheqja e tij do i hap rrugë ripërtëritjes së PD për t’u bërë më e fortë dhe një analize të brendshme dhe më pas do të organizohet një proces zgjedhor të lirë dhe transparent nga baze deri te lidershipi.
“Për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët. Kjo nuk është një tërheqje për rehati personale, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur këto 6 muaj është bërë për karriken e kryetarit. Ndaj dua sot ti them kujtdo që ka besuar dhe beson se PD duhet të shohë drejt të ardhmes, se unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do jem zëri juaj, nuk do ta braktis kurrë sakrificën tuaj, nuk do lodhem kurrë për t’u shprehur mirënjohjen, për sakrificat, mundin dhe kontributin tuaj, dhe me vendosmëri do bëj gjithçka, që ato të mos shkojnë dëm, por ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen dhe i prin rrugës së shqiptarëve drejt saj. Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj, duke u përkushtuar me mish e me shpirt per këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standarteve tona si demokratë.Për këtë jam i bindur se ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize, përbashkimi parimor dhe ripërtëritje, e më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet Partia Demokratike dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij. Shqipëria meriton dhe do të ketë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve, në krah të interesit qytetar dhe kombëtar dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per tu përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit, për të ardhmen e Shqipërisë dhe demokracisë. Me mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar e qëndrojnë për një PD të vlerave kombëtare, qytetare dhe Euro-Atlantike, dua të siguroj të gjithë demokratët, simpatizantët, mbështetësit, dhe votuesit tanë se këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në mendjet dhe zemrat e demokratëve.Me vendosmërinë e pathyeshme për të vazhduar betejën me dhe për demokratët, me dhe për Partinë Demokratike, si e vetmja shpresë për shqiptarët, për të mundur të keqen dhe për të ardhmen e Shqipërisë”, tha Basha.