E hënë, 20 Janar, 2025

“Luftë në Ballkan”, deklarata ‘bombë’ e politikanit serb: Rusia po planifikon vrasjen e Vuçiçit për shkak të…

Share

Presidenti i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad ?anak, ka dhënë një intervistë televizive, ku ka deklaruar se “Rusia synon vrasjen e presidentit të Serbisë,  Aleksandër Vuçiç”, si dhe “nisjen e një konflikti të ri në Ballkan”.

Kjo sipas tij pasi ai “nuk është aleat i besueshëm i Kremlinit”, shkruan “Danas”.

?anak po ashtu ka hedhur akuza të rënda në drejtim  të anëtarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik. Sipas tij, “Putini e ka autorizuar Dodikun që t’i bëjë presion Vuçiçit për të mos i vendosur sanksione Rusisë”, për shkak të sulmit rus në Ukrainë.

“Shpirt i shitur” e “njeri imoral”, e ka cilësuar ai Dodikun. Perëndimi ka kërkuar nga Beogradi që t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.

Serbia e Vuçiçit nuk e ka bërë këtë, megjithatë i ka dalë në mbrojtje Ukrainës për mbrojtjen e sovranitetin territorial.

Te tjera

Lajme te tjera