E premte, 17 Prill, 2026

Lufta/ Trump: Konflikti mbaron brenda prillit! Kina s’do t’i dërgojë më armë Iranit, Hormuzi do të hapet! Sulmon Melonin: Kush s’na ndihmon, s’është më njësoj për ne

Share

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi sot sërish kryeministren italiane Giorgia Meloni duke e akuzuar për mungesë mbështetjeje ndaj Amerikës në përballjen e saj me Iranin.

Në një intervistë për Fox News, Trump u shpreh: “Meloni ka qenë negative. Kushdo që ka refuzuar të na ndihmojë në menaxhimin e situatës me Iranin, me atë vend nuk kemi më të njëjtin raport.”

Më herët gjatë ditës, ai u shpreh optimist për një marrëveshje me Iranin që do t’i jepte fund luftës brenda muajit prill. Negociatat mes dy vendeve pritet të rinisin me ndërmjetësimin e Pakistanit, pasi bisedimet në fundjavën e shkuar dështuan. Teherani thotë se nuk ka “asnjë informacion” për ndonjë marrëveshje për një takim të dytë.

“Lufta në Iran është pothuajse e përfunduar. E konsideroj shumë pranë fundit”, ka thënë presidenti amerikan. “Bisedimet me Iranin mund të rifillojnë në dy ditët e ardhshme, por po mendojmë për një vend tjetër që të mos jetë Pakistani”, vijoi ai.

Presidenti amerikan ka deklaruar gjithashtu se Kina është “shumë e lumtur” që SHBA-të po punojnë për të hapur Ngushticën e Hormuzit dhe kanë rënë dakord të mos i dërgojnë armë Iranit.

“Kina është shumë e lumtur që unë po e hap përgjithmonë Ngushticën e Hormuzit. Po e bëj këtë edhe për ta – dhe për botën. Kjo situatë nuk do të ndodhë më kurrë. Ata kanë rënë dakord të mos i dërgojnë armë Iranit” shkroi Trump në Truth.

Ëashington Post raporton se Pentagoni do të dërgojë mijëra trupa të tjera në Lindjen e Mesme në ditët në vijim. Forcat që mbërrijnë në rajon përfshijnë afërsisht 6,000 ushtarë në bordin e aeroplanmbajtëses USS George H.Ë. Bush dhe disa anije luftarake shoqëruese, thanë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë amerikanë në kushte anonimiteti. 4,200 ushtarë të tjerë, që i përkasin Grupit Boxer Amphibious Ready dhe task forcës detare të nisur, Njësia e 11-të Ekspedicionare Detare, pritet të mbërrijnë më vonë këtë muaj.

Izraeli dhe Libani po synojnë të zhvillojnë negociata të mëtejshme të drejtpërdrejta pasi ranë dakord të punojnë drejt reduktimit të ndikimit të Hezbollahut të mbështetur nga Irani.

Por sipas Hezbollahut, negociatat e nisura nga Izraeli me Libanin në Shtetet e Bashkuara nuk janë gjë tjetër veçse një përpjekje izraelite për të “kompensuar” humbjen e tij kundër grupit shiit pro-Teheran. Hezbollahu i konsideron bisedimet me Izraelin “të paligjshme” dhe një “shkelje” të shtetit libanez. 

Te tjera

Lajme te tjera