Deputeti i Partisë Demorkatike, Dashnor Sula shprehet se të rinjtë po largohen nga vendi dhe se ka ardhur koha për të ndalur këtë të keqe. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Sula i bëri ditën e djeshme thirrje qytetarëve të bëhen bashkë për të zhvilluar këtë betejë që nis me largimin e qeverisë dhe për të vijuar më pas, sipas tij, me ndërtimin e një shteti të së drejtës. “Të bëjmë betejën e fundit për të mbajtur këtu fëmijët tanë! Nesër do të jetë shumë vonë! Kjo është një lutje për miqtë dhe qytetarët e këtij vendi! Një thirrje për tu zgjuar nga kjo ëndërr e keqe që po jetojmë në këto 9 vite! Si prind dhe qytetar kam ndjerë trishtim të thellë kur jam njohur me shifra që është pak të thuash shqetësuese! 220 mijë qytetarë kanë lënë Shqipërinë në 5 vitet e fundit! Pavarësisht shifrave zyrtare të INSTAT, e sigurtë që numri i të larguarve është më i lartë, pasi një pjesë nuk deklarohen nga personat e larguar, pasi hyjnë e dalin sipas periudhës së qëndrimit 3- mujor, por që nuk e kanë ndërmend që të rrinë këtu në Shqipëri, sapo i krijohen mundësitë përfundimtare për tu rregulluar nuk kthehen më. Vetëm vitin që lamë pas janë larguar 42 mijë qytetarë! Pjesa më e madhe e tyre të rinj! Po ikin të rinjtë! Po ikin fëmijët tanë! Po largohen si një formë shpëtimi nga një vend që nuk i ofron asnjë mundësi nuk po largohen për të ndjekur ëndrrat e tyre! Po ikin bujqërit! Po lënë gjithçka! Po braktisin tokat dhe investimet e tyre! Po ikin të shpëtojnë nga një shtet që mbështet më shumë prodhimet serbe se ato “Made in Albania”. Po ikin sipërmarrësit! Po mbyllin qepenat e bizneseve të tyre! Po shohin mundësi të reja në shtete që i trajtojnë me dinjitet! Të gjithë jemi përballë mundësive për të qëndruar apo për tu larguar! Ju ftoj ta bëjmë të gjithë bashkë këtë betejë, që nis nga rezistenca dhe largimi i kësaj qeverie për të vijuar me ndërtimin e një shteti të së drejtës! Beteja është e të gjithëve”, shkruan Sula.
Largimi i të rinjve, deputeti Sula thirrje qytetarëve: Të bëjmë betejën e fundit për fëmijët tanë, nesër do të jetë shumë vonë
Share
Te tjera