E premte, 17 Prill, 2026

‘Ku është pakënaqësia do të ngrihet protesta’/ Berisha: Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje! Ajo do përfshijë të gjithë Shqipërinë dhe do jetë e pandërprerë

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, deklaroi gjatë konferencës me gazetarët ditën e sotme se, protesta e 22 marsit në Tiranë përbën një nga reagimet më të fuqishme qytetare të viteve të fundit, shprehje të revoltës dhe zemërimit të një kombi të tërë kundër qeverisë së Ramës.

Berisha tha se, demonstrata tregoi se qytetarët shqiptarë janë të pamposhtur përballë narkodiktaturës dhe autokracisë elektorale. Ai theksoi se në këto kushte nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet në vend, duke paralajmëruar një përshkallëzim të aksionit opozitar.

“Beteja jonë do të njohë vetëm ngjitje dhe do të përfshijë të gjithë Shqipërinë”, u shpreh lideri demokrat, duke theksuar se protestat do të shtrihen në çdo qytet ku ka pakënaqësi qytetare dhe do të vijojnë deri në largimin e qeverisë nga pushteti.

Në lidhje me akuzat për dhunë gjatë protestës, Berisha deklaroi se opozita është e vendosur për një kryengritje paqësore. Ai shtoi se dhuna është ushtruar nga policia ndaj protestuesve dhe se nuk ka pasur efektivë të plagosur nga demonstruesit.

Kryetari i PD, Sali Berisha akuzoi gjithashtu qeverinë për korrupsion të përmasave të mëdha, manipulim zgjedhor dhe kapje të sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar situatën në vend si një dhunë të rëndë kushtetuese ndaj qytetarëve. Berisha përmendi edhe disa raste konkrete, që dëshmojnë ndërhyrjen e pushtetit ekzekutiv në drejtësi.

Berisha vlerësoi mbulimin e protestës nga mediat ndërkombëtare, duke theksuar se ajo ka marrë vëmendje të gjerë dhe ka kontribuar në mbrojtjen e dinjitetit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Sa i përket zhvillimeve brenda Partisë Demokratike, ai u ndal te mundësia e kandidimit të Ervin Salianji për kryetar, duke deklaruar se ai është i vetëpërjashtuar dhe nuk mund të jetë pjesë e garës. Berisha mohoi që ky qëndrim të lidhet me frikë nga konkurrenca, duke theksuar se vendimi është rezultat i zgjedhjeve të vetë Salianjit.

Në fund, Berisha akuzoi botuesin e televizionit Report TV, Carlo Bollino për sjellje të papranueshme ndaj gazetarit Ilir Babaramo, me shkarkimin e këtij të fundit nga detyra, duke e cilësuar si armik të fjalës së lirë.

Te tjera

Lajme te tjera