E premte, 17 Janar, 2025

Kopsht me kanabis në Zallbastar, arrestohet nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në Tiranë 48-vjeçar, nën hetim vëllai i tij

Share

Efektivët e Komisariati i Policisë Nr. 4 në Tiranë, nën drejtimin e suksesshëm të kryekomisar Petrit Hala, vijojnë të kryejnë operacione të suksesshme. Ditën e djeshme blutë e këtij komisariati kanë arrestuar një person në kuadër të operacionit të koduar “Kodër Lucë”, ndërsa kanë arrestuar një 48-vjeçari dhe është vënë nën hetim vëllai i tij. Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari kultivonte lëndë narkotike në një pyll të Zall Bastarit, në Tiranë. “Tiranë- Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kodër Lucë”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zallbastar.  Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Zallbastar ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodër Lucë”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë. Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Te tjera

Lajme te tjera