E premte, 17 Prill, 2026

Kërkon të garojë për kryetare të PD/ Evi Kokalari: Nëse s’manipulohen zgjedhjet, Berishën e mund 100%! Kryetari ‘në hije’ është Shkëlzeni, çdo gjë kalon përmes tij

Share

Evi Kokalari, e cila kërkon të garojë për kryetare e Partisë Demokratike, deklaroi sot për herë të parë se para zgjedhjeve parlamentare të 2025, i ka propozuar Sali Berishës që ky i fundit të tërhiqej dhe të ishte ajo kandidate për kryeministre, si një figurë e pakonsumuar dhe me lidhje me të qëndrueshme dhe të thella në elitën politike të SHBA-ve.

Në një lidhje online nga SHBA, Kokalari tha në “Frontline” me Marsela Karapançon se Berisha dështoi të manipulonte shqiptarët me praninën e Chris LaCivita-s, pasi votuesit e kuptuan që ky i fundit ishte thjeshtë një konsulent i kontraktuar dhe i paguar me miliona dollarë, dhe jo lidhje e kryedemokratit në administratën Trump.

“Unë e kam kontaktuar në 2024 pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet dhe i thashë që të dilte nga loja dhe të futesha unë se kishte shumë shpresa që do t’ia merrja zgjedhjet Edi Ramës sepse qëllimi i fundit dhe qëllimi kryesor duhet të jetë marrja e stafetës nga socialistët dhe nga Edi Rama. Ai nuk donte ta bënte, donte ta provonte dhe pastaj mori Chris LaCivita-n. Edhe duke pasur Chris LaCivita-prezent dhe duke dalë Chris LaCivita duke thënë se kishte lidhje dhe ishte arkitekti i fushatës së Trump dhe sërish nuk funksionoi. Jo vetëm nuk funksionoi, pro PD-ja humbi 35% yë votave që kishin pasur në 2021, që do të thotë se populli shqiptar nuk është budalla dhe nuk i ha këto gjëra. Ata e kuptojnë kush është konsulent dhe i paguar. Ata panë të gjithë lojën”,- tha Kokalari.

Kokalari garanton se nëse ajo arrin të bëhet kryetare e Partisë Demokratike, kjo e fundit do të dalë përfundimisht nga izolimi ndërkombëtar që po përjeton për shkak të Berishës. Gjithashtu, thekson se zgjedhje e saj në krye të PD-së i jep autoritetin e duhur për të denoncuar në Kongresin amerikan çështjen e korrupsionit në Shqipëri.

“Kam siguri se di si ta prezantoj çështjen në Uashinhgton. Nëse unë do të isha në krye të PD-së, do shkoja në Kongres dhe do të flisja ndryshe. Përderisa nuk kam një pozicion në Kryesi, duhet ta kisha pranuar nënkryetaren atëherë”,- tha Kokalari.

“Asnjë nuk mund të bëjë punë më të mirë për prezantimin e korrupsionit në Shqipëri, se sa unë në Uashington D.C.”,- shtoi ajo.

Kokalari deklaron me bindje se “unë Sali Berishën e mund në mënyrë absolute, nëse nuk manipulon votat”. Aktivistja ngre shqetësimin për centralizimin e pushtetit në Partinë Demokratike edhe në duart e Shkëlzen Berishës.

Kryetari në hijë i Partisë Demokratike është Shkëlzen Berisha dhe unë nuk kam ndërmend të mbyll gojën dhe të mos flas aty, se po fole do të të heqë Shkëlzen Berisha. Të gjithë kalojnë nga Shkëlzen Berisha, të gjithë e dinë këtë. Pse nuk flasin demokratët? Sepse nuk kanë këllqe, sepse ata që duan të marrin Kryesinë janë po kaq hipokritë sa të tjerët. Unë atë lojë nuk e bëj. 

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Te tjera

Lajme te tjera