E diel, 19 Prill, 2026

Kërcënimet ndaj ish-kreut të SPAK, Koçiu: Altin Dumanit i janë shtuar dy truproja

Share

Altin Dumanit, ish-kreut të SPAK, i janë shtuar dy truproja, pas kërcënimeve në adresë të tij. Vendimi për shtimin e masave të sigurisë për prokurorin Dumani është konfirmuar edhe nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, gjatë një konference për mediat. Ajo tha se Garda e Republikës ka marrë masat duke shtuar dy truproja për Dumanin, në zbatim të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kërkesa për shtimin e masave të sigurisë ndaj Altin Dumanit iu paraqit KLP-së nga pasardhësi i tij në krye të SPAK, Klodian Braho. Sipas një shkrese drejtuar KLP-së, ndaj Dumanit ishte rritur presioni për shkak të hetimeve deçizive që janë kryer nga Prokuroria Speciale gjatë kohës që ai drejtonte këtë institucion.

“KLP ka marrë vendim dhe në momentin që merr vendim ka edhe një anëtar përfaqësues nga Ministria e Punëve të Brendshme në nivelin e zv/ministrit. Jemi vënë në dijeni, kemi qenë pjesë e vendimmarrjes.

Nga ana tjetër, Garda e Republikës ka zbatuar këtë vendim duke e shtuar në organikën e saj edhe dy truproja të tjera për Dumanin në nivelin e prokurorit të SPAK. Garda e Republikës ka marrë të gjitha masat dhe ka miratuar shtimin e dy punonjësve”, tha ministrja.

Te tjera

Lajme te tjera