E hënë, 20 Janar, 2025

KATAR 2022/ Holanda cinike, ‘likuidon’ Senegalin 2 me 0, SHBA-Uells 1-1, Angli “asgjeson” Iranin 6 me 2

Share

Holanda ka siguruar 3 pikët e para në ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit. ‘Tulipanët’ kanë fituar me rezultatin 0-2 kundër Senegalit falë dy golave të realizuar në fundin e takimit. Gapko me kokë realizoi i pari në minutën e 85, ndërsa Klaasen në minutën e 9 shtesë vulosi shifrat përfundimtare.

Me këtë fitore Holanda ndan vendin e parë me Ekuadorin, që një ditë më parë në ndeshjen hapëse mposhti 0-2 Ekuadorin. Ndeshjen e ardhshme ‘tulipanët’ do përballen me Ekuadorin, një sfidë që do përcaktojë shumë në grup.

Angli-Iran

Anglia e ka nisur Botërorin frikshëm, pasi me fitoren tenistike 6-2 kundër Iranit ‘tre luanët’ kanë trembur çdo pretendent për fitimin e kompeticionit. Goli i parë në stadiumin olimpik të Khalifa-s në Doha erdhi që në minutën e 35 nga talenti Bellingham. Gjithsesi pjesa e parë e parë do mbyllej me rezultatin 3-0, pasi fillimisht Saka dhe më pas Stërling gjetën rrugën e rrjetës.

Në pjesën e dytë sërish Saka realizoi golin e katërt për kombëtaren e tij para se Taremi të shënonte golin e parë për Iranin. Më tej pati rrugën e rrjetës e gjeti edhe Rashford pas 49 sekondash lojë si zëvendësues. I fundit që realizoi për të besuarit e Southagate ishte Jack Grealish, ndërsa shifrat përfundimtare të sfidës i vulosi Taremi me penallti.

SHBA-Uells

Ndeshja e fundit për dje ajo e vlefshme grupin B mes Uellsit dhe SHBA-ve është mbyllur 1-1 në stadiumin “Ahmand Bin Ali” në Katar. 

Timothy Weah, i biri i Geroge Weah, i dha avantazhin Shteteve të Bashkuara kundër Uellsit në ndeshjen e parë të dy kombëtareve në grupin B. Në minutën e 38-të, një top i shkëlqyer i Pulisic, gjen të përgatitur ‘djalin e artë’ i cili nuk gabon dhe mposht Hennessey,

Te tjera

Lajme te tjera