E hënë, 20 Janar, 2025

Kancelari gjerman: Evropa nuk do të pranojë shkeljen e sovranitetit të Ukrainës nga Rusia

Share

Në një fjalim të para-regjistruar televiziv drejtuar kombit të enjten, kancelari gjerman Olaf Scholz dënoi veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Ai deklaroi se Evropa nuk do ta pranojë këtë shkelje të sovranitetit të Ukrainës nga Rusia.

“Me sulmin ndaj Ukrainës, presidenti Putin dëshiron të kthejë kohën pas, por nuk ka kthim prapa në kohën e shekullit të 19-të kur fuqitë e mëdha vendosnin mbi krerët e shteteve më të vogla”, – tha Scholz.

“Nuk ka kthim prapa në ditët e Luftës së Ftohtë, kur superfuqitë e ndanë botën mes tyre në zona ndikimi,” – vazhdoi ai.

Në fjalimin e tij, Scholz tha se Bashkimi Evropian kishte shpresë se përpjekjet diplomatike do të ishin të frytshme, por shtoi se nuk janë naivë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se BE-ja është e gatshme të nisë sanksione të mëtejshme kundër Rusisë, duke shtuar se Rusia do të paguajë një çmim të lartë për veprimet e saj në Ukrainë.

Te tjera

Lajme te tjera