E hënë, 19 Janar, 2026

Kalendar i pasur artistik përgjatë muajit të festave

Share

Dhjetori vjen me një mori shfaqjesh, ngjyrash, tingujsh dhe emocionesh për çdo grupmoshë, në frymën magjike të festive.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, paraqiti një kalendar të pasur nga i cili çdokush mund të përzgjedhë aktivitetet e preferuara për të kaluar festat më këndshëm nën magjinë e artit.

Koncerti koral “Festojmë së bashku” do të shënojë dhe ndezjen e dritave të festës në Amfiteatrin e Tiranës, në datën 6 dhjetor. I njëjti aktivitet mund të ndiqet edhe në Universitetin e Arteve dhe Liceun Artistik në 13 dhjetor.

Teatri Kombëtar i Operas e Baletit do të sjellë produksionin e ri të operës së Verdit “Il Trovatore”, koncertin “Kërcim pa kufij” të Ansamblit Popullor si dhe “Arrëthyesin” e famshëm që do të shfaqet për 6 net në fund të muajit.

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe Teatri i Kukullave vijnë këtë fundviti me disa nga shfaqjet më të dashura të fëmijëve si: “Smërfët dhe Gargamela”, “Aladini”, “Meri Popins” etj.

Ndërsa shfaqjet e Cirkut Kombëtar nisin që në 6 dhjetor me “Një përmbledhje magjike”, më tej vijojnë me “Ngjyrat e jetës”, premierën e Piter Panit dhe premierën “Circus Show”.

Teatri Kombëtar do të vijojë të shfaqë dramat “Det i thellë blu” dhe “Fausti.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të organizojë në datën 12 dhjetor tryezën e rrumbullakët “Rrjeti i librarive në Shqipëri. Në 17 dhjetor do të zhvillohet aktiviteti “Përkthimi, pasurim i Bibliotekës Shqipe”; në 19 dhjetor, aktiviteti “Letërsia e autorëve të rinj”; në datën 22, shpallet “Poeti Laureat” 2025-2027; në 23 dhjetor, aktivitet kushtuar Lasgush Poradecit, lirikut të letrave shqipe.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka në kalendarin e dhjetorit katër shfaqje, duke filluar me “Luanushi i frikësuar”, më pas “I huaji”, “Grufalo” dhe në datat 27-28 dhjetor përfundon me shfaqjen “Djali”.

Në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me gjethe” vijon aktiviteti “Rrugëtimi i Shqipërisë në komunizëm” si dhe “Kujtojmë për të mos harruar” e programi edukativ “Mbresa”.

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” pritet të çelet ekspozita “Olbania” si dhe do të zhvillohet punëtoria “Krijo filtrin tënd”. 

Te tjera

Lajme te tjera