Ish-ndihmës Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara për Presidentin Ronald Reagan nga 1985 deri në 1989, John Bolton, ka analizuar ardhjen në pushtet për herë të dytë të Donald Trump dhe efekti që do të sjellë administrata e tij në mbarë botën.
Në një intervistë për gazetarin shqiptar në amerikë, Robert Papa, Bolton foli për marrëdhëniet e Trump me Vuçiç dhe rrezikun që mund ti kanoset Kosovës nga ky bashkëpunim. Sipas Bolton ideja për shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës mund të rikthehet.
“Kjo është e mundshme. Besoj se stabiliteti në Ballkan dhe zgjidhja e këtij konflikti të gjatë politik është i rëndësishëm për shumë arsye. Një prej tyre është minimizimi i shanseve të Rusisë që të shkaktojë probleme në Ballkan. Nëse shikon çfarë po ndodh në Moldavi ose në raundin e parë të zgjedhjeve per president në Rumani, mendoj se ndërhyja ruse eshtë qartësisht e pranishme”, tha Bolton për gazetarin Papa.
Ai gjithashtu foli edhe për administratën e re Trump, emrat e nominuar nga Presidenti i zgjedhur për postet kyçe dhe atë që pritet të ndodhë.
“Senatorët republikanë e dinë mire ndarjen e pushteteve, përgjegjësine e tyre kushtetuese. Kjo që po ndodh me Trump, krijon precedent. Më vonë, një president demokrat mund të bëjë të njëjtën gjë. Do ketë shumë manovra në prapaskenë për këto nominime. Ka gjasa që disa nuk do të konfirmohen, por jo shumë. Presidenti fitoi zgjedhjet dhe njerezit që bien dakord me politikat e tij duhen të konfirmohen. Përveç rastit kur kanë probleme të integritetit ose tregojnë që janë inkompetentë. Vetëm në këto raste, ndërhyn Senati”, tha ai.