E shtunë, 19 Prill, 2025

‘Je i ngarkuar’, Rama batuta me Belind Këlliçin: Unë të mbaj ty në krah, bëj punët dhe të kthej dhe përgjigje! Jam racë kali tjetër

Share

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, teksa po i përgjigjej pyetjeve të Belind Këlliçit, Rama nuk i ka lënë as batutat. Teksa i tregonte Ramës dokumente, për t’i vërtetuar ato që po thoshte, Këlliçi tha se nuk do që ta ngarkojë kryeministrin me shumë shkresa dhe akte, duke sjellë reagimin e kryeministrit. Ram tha se ai është i aftë të mbajë në krah deputetin, të bëjë punët e madje edhe t’i kthejë përgjigje

“Po fillove me këto, unë të mbaj ty në krah, bëj punët dhe të kthej dhe përgjigjet. Leji tani, unë jam racë kali tjetër. Të mbaj në krah, të jap përgjigje bëj dhe një punë tjetër”, tha Rama.

Te tjera

Lajme te tjera