E hënë, 13 Janar, 2025

Ja si e mori certifikatën e sigurisë nga DSIK motra e Dumanit dhe u favorizua pas ndërhyrjes së një deputeti të pushtetshëm, Meçollari zbardh skandalin

Share

Xhuljana Dumani, motra e Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka rrëfyer dhjetëra krime në Prokurorinë e Posaçme, u kthye për pak kohë në epiqendrën e vorbullës së mediave. Kjo për shkak se ishte punësuar si specialist e marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme. Në fundjavë u publikua lajmi për të, të hënën, pas 48 orësh ajo dha dorëheqjen me pretendimin ndodhet në rrezik për jetën për shkak të publikimit të të dhënave të saj. Por punësimi i saj ngre disa pikëpyetje që shqetësojnë lidhur me punën që aktualisht (s)bëjnë institucionet filtruese në vendin tonë. Xhuljana Dumani u pajis me certifikatë sigurie për akses në informacione të klasifikuara, ndërkohë që vëllai i saj rrëfente para prokurorëve të SPAK implikimin në vrasje e grabitje gjatë 10 viteve të fundit. Ministria sqaroi dy ditë më parë në njoftimin zyrtar se ajo si student kishte fituat të drejtën për të bërë praktikë në MEPJ, deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Por si e mori certifikatën e sigurisë? Kjo është pyetja! Gazeta ka mësuar se arsyen kryesore që ka detyruar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar që të pajisë me certifikatë motrën e Dumanit. Burime të sigurta nga DSIK i thanë gazetës se zonjushë/zonja Dumani e ka pasur shumë të lehtë për t’u pajisur me certifikatë sigurie, për shkak se një deputeti aktual i Parlamentit të Shqipërisë dhe që ka shumë pushtet, ndërhyri tek insitutcionet, ndërsa iu kërkoi të injoronin filtrat për të. Mësohet se ligjvënësi në fjalë, e përdori autoritetin e tij për t’i bërë nderin motrës së Dumanit, pasi ky i fundit e kishte ndihmuar në mbledhje votash, ku padyshim kërcënimet dhe shantazhit ndaj kundërshtarëve dhe qytetarëve ishin asi nën mëngë, që çoi shumë vota në hambarin e PS në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2021. Pra, pak me ndërhyrjen e deputetit socialist dhe pak me impaktin që kishte emri i vrasësit serial, Nuredin Dumani, institucionet shtetërore mbyllën sytë dhe veshët, duke pajisur në shkelje të plotë të ligjit me certifikatë sigurie motrën e të penduarit të drejtësisë.

DSIK shkel ligjin dhe pajis me certifikatë sigurie motrën e Dumanit

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ndryshe DSIK, supozohet që të gërmonte thellë në jetën e të resë që kërkonte një vend pune në një nga institucionet më të rëndësishme në vend, aq më pak në një sektor si ai i NATO-s. Ndërsa Ministria ngul këmbë se e reja ka qenë e pajisur me certifikatë sigurie, pyetja është si? Një studente mund të shkojë për praktikë, sepse nuk ka arsye që të diskriminohet për bëmat e të vëllait, por e ka marrë vesh njëri që kjo e ka pasur vëlla. DSIK shkel mbi rregullat që vetë ka vendosur. Përveçse mbahen nën përgjim për një farë kohë,  DSIK-ja ka të drejtë edhe për verifikimin e pastërtisë, për një periudhë jo më pak se 10 vitet e fundit, ose, kur kjo periudhë është e pamjaftueshme, nga mosha 18 vjeç deri në moshën aktuale. Madje nuk mbaron me personin në fjalë pr edhe për fëmijët, bashkëshortin/bashkëshorten,bashkëjetuesin/ bashkëjetuesen, prindërit dhe personat e tjerë, që jetojnë në të njëjtën familje. Pra “familja” përfshin edhe vëllanë. Në këtë rast në nga killerat më të kërkuar në Shqipëri.

Reagon ashpër zv/komandanti i Forcave tona Detare Artur Meçollari

Madje për krahasim, për të kuptuar qartë se çfarë skandali ka ndodhur, marrim këndvështrimin e zv/komandatit të Forcave tona Detare, Artur Meçollari. Në rrjetet e tij sociale, ai ka ndarë eksperiencën e tij me DSIK, duke shprehur dhe çudinë me çfarë ka ndodhur. Ai sqaron se në mars 2020 ka pasur intervistën e fundit për certifikatë sigurie. Marrja në pyetje i ka zgjatur rreth 1,5 orë, ndërsa shton se kishin pyetur ndër të tjera për njohjet që kisha edhe me një ish-oficer të Flotës të liruar rreth viteve 1993 dhe që unë e kisha takuar për herë të fundit në vitin 2004. Pra, të pyesin për një koleg, por për vëllanë që të pyet edhe fatorinoja në urban, nuk ndodh. “Hyri motra e Dumanit. Në kafenenë e MEPJ sa herë që hynte zonja në fjalë, nën zë punonjësit e MEPJ nuk thoshin “hyri Xhuljana”, por “hyri motra e Dumanit”.  Nuk ka asnjë punonjës në MEPJ qē nuk e di se Xhuljana ishte motra e Nuredin Dumanit. Sipas Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme motra e Dumanit e ka kaluar filtrin e sigurisë. Dhe ia paska dhënë DSIK. DSIK ka procedurat e saj që natyrisht duhet t’i sqarojë. MEPJ e trajton si një çështje rutinë.  Në mars 2020 unë kam patur intervistën e fundit për certifikatë sigurie. Intervista ka zgjatur rreth 1,5 orë, dhe po flasim jo për intervistën e DSIK-së. Më kanë pyetur ndër të tjera për njohjet që kisha edhe me një ish-oficer të Flotës të liruar rreth viteve 1993 dhe që unë e kisha takuar për herë të fundit në vitin 2004. MEPJ duhet të sqaroj dhe jo ti shmanget problemit.  T’ju japi përgjigje pyetjeve: Kush e ka marrë në intervistë në MEPJ? Kush ka verifikuar dhe kryqëzuar informacionet në MEPJ? Nëse për shkak të pozicionit nuk ka patur akses në informacion të klasifikuar, përse i duhej Certifikata e Sigurisë? Po mbasi ka marrë Certifikatën e Sigurisë, çfarë informacion të klasifikuar ka kaluar në duar? Mos e ngatërro certifikatën e penalitetit në këtë histori.  Ajo nuk tregon gjë kur ke vëllanë në hetim. Tregon vetëm historinë penale personale.  Ka një VKM të posaçme për certifikimin e personelit, që përcakton detyrimet e çdo institucioni”, shkruan zv/komandanti i Forcave tona Detare, Artur Meçollari.

Specialiste tek MEPJ, jep dorëheqjen motra e Dumanit

Motra e Nuredin Dumanit ka dhënë dorëheqjen nga posti i specialistes në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, tek Sektori i Shërbimeve. Mëngjesin e djeshëm, ajo ka depozituar letrën e dorëheqjen, së bashku dhe me arsyetimin, me pretendimin se është ekspozuar publikisht dhe i kërcënohej jeta.

Te tjera

Lajme te tjera