E diel, 16 Gusht, 2026

Ja kush është treshja e lartë amerikane që mbërrin sot në Beograd, SHBA po përgatit goditjen e madhe për Serbinë nëse Vuçiç nuk plotëson dy kushtet e Perëndimit

Share

Situata në Veri të Kosovës ende është e tensionuar dhe rreziku për të plasur një luftë nuk përjashtohet. Kjo situatë alarmante ka bërë që SHBA të kthejë vëmendjen më shumë se kurrë në Ballkan. Në fokusin e tyre është gjithashtu dhe orientimi i Serbisë drejt Rusisë. SHBA po kërkon që Vuçiç të zgjedhë mes Perëndimit dhe Rusisë. Por në këtë situatë, çështja më e rëndësishme është Kosova. Ndërhyrja amerikane ka filluar dhe Serbia është nën alarm, pasi nuk do ketë rrugë tjetër vetëm se të vendosë sanksione ndaj Rusisë si dhe të njohë Kosovën. SHBA ka paralajmëruar se nëse Serbia nuk ndryshon kurs do të përballet me të njëjtët sanksione si Rusia, si edhe çdo investim i Perëndimit në Beograd do të ndërpritet.

3 zyrtarë të lartë amerikanë në Serbi

Për ta bërë më të qartë pozicionin jo të mirë të Beogradit, sot do të zbarkojnë në Beograd 3 zyrtarë të lartë amerikanë. “Derek Chollet, Gabriel Escobar dhe Spencer Boyer, do të mbërrijnë në Beograd dhe do të jetë një mundësi për të vazhduar intensifikimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha dje Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes Nemanja Staroviç, duke shtuar se situata politike dhe e sigurisë do të jetë një temë thelbësore. “I dërguari i posaçëm i SHBA-së Escobar dhe Derek Shole, një figurë shumë e rëndësishme, një nga të paktët njerëz në establishmentin e politikës së jashtme të emëruar drejtpërdrejt nga presidenti amerikan Joseph Biden, një bashkëpunëtor shumë i ngushtë i Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, do të vijnë sot në Beograd. Të gjithë po bëhen bashkë, si dhe Spencer Boyer, i dërguari i përbashkët special për Ballkanin Perëndimor në Pentagon”, tha Staroviç për Tanjug kur u pyet se si e sheh përfshirjen shtesë të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërhyrja e SHBA

“Ne besojmë, duam të besojmë, se përkundër dallimit të madh në qasjen ndaj çështjes së statusit të Kosovës dhe Metohisë ndërmjet Uashingtonit dhe Beogradit, ka një gjë që na bashkon që të mos ketë përshkallëzim dhe përdorim të armëve, unë besoj se mund të punojmë së bashku me SHBA-në për këtë qëllim”, tha Staroviç. Ai vlerësoi se vizita do të jetë një mundësi e mirë për të vazhduar punën në intensifikimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shtoi se një temë e domosdoshme do të jetë edhe situata politike dhe e sigurisë në Kosovë dhe Metohi. “Unë besoj se mund të gjejmë të paktën deri diku një gjuhë të përbashkët me partnerët tanë nga Uashingtoni për atë plan, për të punuar së bashku dhe për të parandaluar një përshkallëzim në Kosovë dhe Metohi”, tha Staroviç.

Një marrëveshje Kosovë-Serbi

Po si e shohin analistët politikë këtë angazhim të shtuar amerikan dhe evropian rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe përpjekjeve për të arritur një marrëveshje? Blerim Burjani, njohës i zhvillimeve politike i tha DW-së se interesimi i shtuar i diplomatëve perëndimorë ka të bëjë me gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë në dialogun Kosovë-Serbi. “Mendoj se do të angazhohen përfundimisht që në një kohë sa më të shpejtë të arrijnë marrëveshjen përfundimtare. Nuk ka nevojë më të flitet për ҫështje teknike. Më së miri është të dialogohet për një pako përfundimtare të marrëveshjes, pra, mos të filloj dialogu për Asociacionin e Komunave Serbe, që mendoj se e bllokon marrëveshjen përfundimtare. Pra, më korrekt, më mirë dhe e duhur do të ishte të dialogohet për dokumentin franko-gjerman”, tha Burjani. Sipas tij, Serbia vazhdimisht do të ikë nga ky plan, për faktin që nuk vlerëson se ky plan i plotëson kërkesat e tyre. “Gjithmonë Serbia sa herë që shkon në dialog, e mendon statusin territorial, por, jo normalizimin, për këtë arsye më parë është e interesuar për Asociacionin e Komunave, sesa për të tjerat.” Sipas Burjanit, Kurti nuk mund të pranojë asociacion puro etnik, sepse, herët e vonë mund të hapet mundësia për ndarje territoriale. Por situata është kritike për kryeministrin Kurti dhe kërkesën e bashkësisë ndërkombëtare që Kosova duhet të nisë bisedimet për themelimin e Asociacionit, thekson Burjani për DW.

Te tjera

Lajme te tjera