Lëvizja e fundit e SHBA në Kosovë ka shuar planet serbo-ruse për skenarë destabilizues. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta pranojnë kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank Javelin. Kjo ishte deklarata që ka thënë në takimin e djeshëm ambasadori amerikan në Beograd në takim me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Pra çdo skenar që presidenti serb Aleksandër Vuçiç me në prapavijë Vladimir Putinin merr fund, pasi SHBA po blindon Kosovën nëse shpërthen ndonjë konflikt i armatosur. Ky informacion vjen si një zhgënjim i madh për Serbinë, thuhet në faqen e kabinetit të Vuçiçit. Siç tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do ta dërgojë kërkesën e Prishtinës në Kongresin Amerikan, i cili do të fillojë procedurën zyrtare. Arma antitank “FGM-148” ose “Javelin” është një sistem raketor i drejtuar amerikan, i cili, falë përdorimit të një kamere termografike për vetëdrejtim, funksionon në parimin “zjarr dhe harro”. Ajo armë ishte një nga vendimtaret në luftën ruso-ukrainase. Ukrainasit e përdorën atë për të shkatërruar qindra tanke dhe automjete të blinduara ruse, bunkerë, i ndihmoi shumë për të parandaluar ushtrinë ruse të kapërcejë Ukrainën. Dhe tani ato raketa vdekjeprurëse dhe ‘të zgjuara’ po mbërrijnë në Kosovë. Për ne më e rëndësishmja është që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të sillet me përgjegjësi dhe të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan”, tha Vuçiç i zhgënjyer. Presidenti serb më herët ka shkruar në Instagram se ka pasur një bisedë të hapur me ambasadorin Christopher Hill për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane. “Diskutuam edhe pozicionin ndërkombëtar të Serbisë, situatën në Kosovë dhe Metohi dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe ngjarjet aktuale gjeopolitike. Konfirmuam përkushtimin tonë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit. mes Serbisë dhe SHBA-së”, ka shkruar Vuçiç në profilin tuaj në Instagram.
Detajet
Forca e Sigurisë së Kosovës, konfirmoi të enjten në mbrëmje se qeveria e Kosovës ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për blerje ushtarake përmes programit FMS (Shitjet e Huaja Ushtarake). Ne kuadër të këtij programi, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës, Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, “parashihen blerjet ushtarake duke përfshirë sistemin raketor antitank “Javelin” por dhe sisteme tjera te armatimit. Për sistemin Javelin është dërguar kërkesa dhe për këtë blerje ministri (Ejup) Maqedonci ka diskutuar me Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara gjate vizitës së tij zyrtare. Sipas informacioneve publike që kemi marrë, kjo lëndë tashmë është përcjellë për aprovim në Kongres dhe presim vendim pozitiv”, tha këshilltarja Gashi. Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e quajti “lajm të vonuar” njoftimin për kërkesën e Kosovës. “Për informimin e opinionit publik, qysh në vitin 2018, në planin 10-vjeçar të zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës, kanë qenë të dakorduara blerjet e sistemeve anti-tank, përfshirë edhe raketat Javelin dhe jo vetëm! Kjo qeveri, sot nuk mund të krekoset pse paska bërë një kërkesë për blerje të këtij sistemi anti-tank, por duhet të japë llogari pse është vonuar kaq shumë! Duhet të japë përgjigje pse nuk ka përmbushur objektivat e dakorduara me planin 10-vjeçar të furnizimit të Ushtrisë së Kosovës me armatim të domosdoshëm, edhe pse i kanë tepruar dhjetëra milionë të parapara për blerje të armatimit dhe mjeteve të tjera logjistike për FSK-në!”, shkroi ai në llogarinë e tij në Facebook. Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë.
