E hënë, 20 Janar, 2025

Ilir Demalia dhe Kreshnik Spahiu paralajmërojnë tërmet për Ilir Metën dhe zbulojnë se shumë shpejt do dalin fakte që është spiun i Rusisë, akuza Berishës se i dogji dosjen e Sigurimit

Share

Ilir Meta rezulton spiun i Sigurimit të Shtetit, fakt që për 32 vite e ka mbajtur të fshehtë. Ky zhvillim i bujshëm në këtë moment të politikës shqiptare, do të fundosë përfundimisht ish-presidentin. Analisti Ilir Demalia dhe Kreshnik Spahiu kanë paralajmëruar lajme tronditëse për Ilir Metën. Ish-kreu i “Aleancës Kuq e Zi” zbulon se një muaj para zgjedhjeve në Shqipëri do të publikohen nga shërbimet sekretë të huaja, aleate me Shqipërinë dosjet e disa spiunëve të Rusisë dhe Serbisë. Mes tyre, sipas Spahiut do të jetë emri i Ilir Metës. Analisti kërkoi që socialistët t’i kërkojnë falje popullit shqiptar që votuan 22 herë Ilir Metës. Faji sipas tyre qëndron tek Partia Socialiste dhe jo tek Meta. “Socialistët duhet ti kërkojnë falje popullit shqiptar që votuan 22 herë një spiun. Faji është i juaji, jo i spiunit. Një muaj para zgjedhjeve do të publikohen dosjet e disa spiunëve të Rusisë dhe Serbisë. Por këtë radhë jo nga Autoritetet Shqiptare por Shërbimet Sekrete të vendeve aleate. Dosja e spiunit të vogël Ilir M*** është thërrime krahasuar me ato çfarë do të publikojnë Shërbimet Inteligjente. Kjo thjesht pengon ligjërisht I.M. mos jetë më deputet. Duroni deri 2025. Ata i nxjerrin 1 ditë para zgjedhjeve, jo 1 ditë pas bie nga pushteti”, u shpreh Spahiu.about:blank

Demalia: Berisha dogji dosjet

Me daljen e dosjes për Ilir Metën, analisti Demalia ka zbuluar gjithë skenarin që ka përgatitur Ilir Meta në bashkëpunim me të tjerët për të djegur dosjet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demalia u shpreh ditën e djeshme se 8 dhjetori ishte një triumf me sigurimsa të shtetit nga Komiteti Qendror. Sipas tij, është e qartë se dhjetori 1990 është organizuar nga Komitetit Qendror me Ramiz Alinë dhe Sigurimi Shtetit. Ai shton se gjatë qeverisjes tij Berisha, dogji dhe zhduku fletë të dosjeve të Sigurimit të bashkëpunëtorë që i mori Berisha në krah në demokraci.  Sipas Demaliajt, e gjithë kjo ishte një lojë e mirëorganizuar. “O kjo ishte lojaaaaa! 8 Dhjetori 90 triumf i Sigurimit te shtetit me direktiva te Komitetit Central. Mbas daljes së dosjes se Ilir Metes si bashkëpunëtor i Sigurimit, qartësisht dhjetori 1990 është organizuar nga Komitetit Qendror me Ramiz Alinë dhe Sigurimi Shtetit duke filluar me liderin e Dhjetorit Bualli Azem Hajdari, Ilir Meta, Preç Zogaj (çiftelia) Frrok Çupi (Llulla) Fevziu (Korani) e plote të tjerë deri ke lideri historik”, u shpreh Demalia. Gjatë qeverisjes tij Berisha, dogji dhe zhduku flete te dosjeve të Sigurimit të bashkëpunëtore që i mori Berisha në krah në demo(n)kraci.  Gjithashtu Demalia paralajmëron pasoja të rënda pas këtyre zhvillimeve. Sipas tij dëmi është bërë në atë pikë sa është i pariparueshëm. “Nano dikur pat thënë se PS i ka të gjitha në mikrofilma. Tani që i shtrydhi si limon si zakonisht bëhet me spiunët, po ja nxjerr. Do kemi dhe më, por dëmi është bërë në atë pike sa është i pariparueshëm dhe do këtë pasoja të gjata dhe permanente”, përfundoi shkrimin Demalia. Gazeta e raportoi një ditë më parë se më herët gjatë këtyre 30 e kusur vite demokraci, emri i Metës është lakuar që ka pasur lidhje me ish-Sigurimin, ndërkohë që të shumtë kanë qenë zërat që thoshin se një ndër arsyet kryesore se përse ish-presidenti ka raporte të mira me ish-kryeministrin Sali Berisha është pikërisht dosja, që kreu i “Foltores” ka pasur kundër tij. Mësohet se gjatë këtyre kohëve Berisha e ka mbajtur peng Metën, madje qysh në vitin 1991 dhe se ish-kryeministri ka pasur dijeni se ish-presidenti ka qenë spiun i Sigurimit.

Te tjera

Lajme te tjera