E premte, 1 Maj, 2026

Idajet Beqiri, avokati i kurajos që dërrmon murin e heshtjes

Share

“Me guximin e një luftëtari dhe ndershmërinë e një idealisti, avokat Idajet Beqiri nuk përkulet përballë padrejtësive – ai mbron dinjitetin e shqiptarëve duke goditur pa mëshirë ata që tradhtuan popullin!”

Nga Rigels Seliman

Në një kohë kur shumë heshtin dhe drejtësia shpesh duket si një ëndërr e largët për shqiptarët, Avokat Idajet Beqiri mbetet një nga zërat më të kthjellët dhe më të palëkundur në mbrojtje të së vërtetës dhe të drejtës. Me guxim dhe profesionalizëm të admirueshëm, ai ka zgjedhur të përballet me figurat më të errëta të tranzicionit shqiptar, duke ekspozuar krimet dhe padrejtësitë që i janë bërë këtij populli të lodhur.

Sali Berisha dhe të gjithë ata që, si ai, janë tallur me dhimbjen, djersën dhe jetën e shqiptarëve, duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit dhe historisë. Nuk ka para, pushtet apo propagandë që mund të mbulojë më tradhtinë ndaj këtij vendi. Ngjarje të kobshme si ajo e Gërdecit, apo 21 Janarit, ndërsa shumë të tjera, mbeten plagë të hapura që nuk shërohen me justifikime boshe.

Në këtë betejë të vështirë, Idajet Beqiri qëndron si një shtyllë force dhe integriteti, një kujtesë se drejtësia vonon, por nuk harron. Shqipëria ka nevojë për më shumë njerëz si ai, që nuk shiten, nuk frikësohen dhe nuk bëjnë kompromis me të vërtetën.

IdajetBeqiri #DrejtësiaPoTroket #KundërTradhëtisë #AsnjëTolerancëPërKrimin

Te tjera

Lajme te tjera