E shtunë, 3 Tetor, 2026

Gara për Vlorën, Hysni Sharra: Programi ynë, i fokuausr tek qytetarët

Share

Vlora meriton frymëmarrje, liri, barazazi dhe zhvillim të qëndrueshëm, por edhe drejtues vendor që njohin çdo problematikë të qytetit dhe të qytetarëve të saj. Në garën për kryetar të Bashkisë Vlorë kandidon në zgjedhjet e 14 majit kandidon zoti Hysni Sharra, nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Zoti Sharra ka fituar simpatinë e gjerë të publikut në kohë të vështira për ekzistencën njerëzore. Një personazh që ka dhënë kontribut në jetën publike dhe politike të këtij qyteti, ku angazhimi i tij ka spikatur tek qytetarët. Në këtë intervistë, zoti Hysni Sharra flet për vizionin që ka për qytetin e Vlorës, shtyllat kryesore të programit elektoral, dhe armët e tij të forta në këtë garë të fortë në kryeqytetin e jugut.

Zoti Sharra, zgjedhjet e 14 majit po afrojnë dhe gara sa vjen e bëhet më e fortë. Përse keni zgjedhur të kandidoni për kreun e bashkisë së Vlorës?

Siç e dini 14 maji është një sfidë mjaft e rëndësishme për pushtetin vendor në Shqipëri, por jo vetëm, me gjithë konotacionin dhe ndikimet në politikën e përgjithsme që do të ketë. Por, pavarësisht kësaj le të përqëndrohemi në pjesën tonë, në atë që ka të bëjë me qytetin e vlorës por jo vetën, sepse që prej vitit 2015 bashkia e Vlorës ka në përbërje edhe 4 njësi të tjera rurale administrative. Kështu që kjo është një sfidë për ne si forcë politike, por edhe për mua personalisht. Përsa më takon nga ana personale, mund t’ju them që kjo ishte një zgjedhje e imja, ne zhvilluam një proces mjaft të rëndësishëm siç ishte procesi i primareve, kundrejt dy zonjave të nderuara konkurente unë u shpalla fitues në këtë garë, dhe tashmë jam kandidat i kolaicionit “Bashkë Fitojmë”.

Përsa i përket pjesës sime personale mendoj se kam arritur një nivel pjekurie, por edhe eksperience të tillë, si në fushën personale, familjare dhe në eksperiencën administrative. Të mos harrojmë se pavarësisht se kush fiton apo kush zgjidhet, ai nesër duhet të jetë një administrator i qytetit apo bashkisë që përfaqson. Kështu që ne jemi duke u marrë me programin, me qytetarët dhe ndoshta do të kemi mundësinë të flasim dhe më vonë për këto gjëra. Por mendoj që nga ana personale kam arritur një pjekuri dhe eksperincë të tillë, dhe duke qenë i lindur, i rritur dhe shkolluar dhe duke punuar në Vlorë, kjo më jep mundësinë të njoh problemtikat e çdo qytetari dhe çdo zone të bashkisë Vlorë.

Për një publik më të gjerë, kush është Hysni Sharra?

Unë jam pasardhës dhe pjestëar i një nga familjeve më të vjetra vlonjate, me kontribute të rëndësishme në historinë dhe kulturën e Vlorës dhe më gjerë, me kontribute që datojnë që prej vitit 1912 me shpalljen e Pavarësisë, me përpjekjen për garatntimin e  kufijve territorialë të Shqipërisë. Një parasdhës i imi ka rënë dhe dëshmor për mbrojtjen e kufijve të Shqipërisë. Vashdojmë me luftën e  Vlorës dhe më tej në luftën e dytë botërore. Por kontributi i familjes sime ka qenë dhe për kukturën e qytetit të Vlorës dhe zhvillimin ekonomik të saj. Kështu që mendoj që kjo është arma ime më e fortë dhe ajo që më bën të bindur  të vazhdoj këtë rrugë, në dhënien e një kontributi, sepse unë mendoj se ky qytet ka rëndësi. Ne jemi një qytet qendër qarku, qyteti më i rëndësishëm i jugut, jemi qytet universitar, dhe mendoj që Vlora meriton dhe duhet të ketë më shumë në çdo pikëpamje.

Mund të na flisni për angzhimin dhe jetën tuaj publike dhe politike?

Jam angazhuar në Partinë Demokratike që prej dhjetorit të 97, janar 98, kam qenë pjesë e pandarë e strukturave të saj, anëtar i përhershëm i kryesisë, kam drejtuar forumin rinor për disa vite. Kam pasur dhe eksperincë administrative në këshillim bashkiak, kam qenë dy herë anëtar i tij, dhe kam pasur eskperincë në poste drejtuese të rëndësishme, drejtori rajonale të qytetit të Vlorës, ku mendoj që kam punuar me përkushtim, pasion dhe ndershmëri në këto detyra. Vjen ai momenti kur njeriu e ndjen që ka diçka më tepër për të dhenë, mendoj që është një hap cilësor nga ana ime, por edhe nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që unë përfaqësoj.

Cilat janë shtyllat kryesore të programit tuaj për Vlorën?

Ne kemi zgjedhur që të kemi një program për qytetarët. Duke njohur prometaikat që ka qyteti i vlorës, madje jo vetëm qyteti, duke filluar që nga zonat e thella rurale dhe deri në qendër të tij. Programi ynë do jetë i fokuausr tek qytetarët, tek shqetësimet e përditshme që ata kanë.  Ne i kemi dëgjuar qytetarët, kemi zhvilluar mjaft takime me ta. Ato do të konkretizohen ose materialiozen, në atë që do të jetë programi ynë, i cili do të jetë i thjesht, i kuptueshëm, i realizueshëm. Sepse unë mendoj që bashkia e Vlorës ka resurset e mjaftuehsme, madje i ka të tepërta, por janë të pashfrytëzuara në qëllim dhe për të mirën e qytetit dhe qytetarëve të saj.

Jeni i lindur dhe i rritur në Vlorë, çfarë ju favorizon përkundrejt kundërshtarit tuaj në këtë garë elektorale?

Unë mendoj që të lindesh dhe të rritesh ëhstë një gjë, por të punosh dhe të kontribosh për këtë qytet dhe për këtë zonë është një avantash mjaft i madh. Kam dhënë gjithë kontributin tim si nga ana familjare, njerëzore dhe nga ana profesionale në qytetin e Vlorës, duke u shkolluar dhe punuar këtu edhe në anën sferën profesionale dhe atë sferën adminsitrative

Nëse zgjidheni në krye të bashkisë së Vlorës, cili do të jetë vendimi i parë që do të merrni?

Vendimi i parë që ne do të marrin është kthimi në identitetin historik të Vlorës, në ato pika ky qyteatrët e Vlorës kanë ndjeshmëri më të madhe. Objekete të tilla si Sheshi i Flamurit apo sheshi i bashkisë, ne do të kthejmë lavdinë e dikurshme, sepse Shehshi i Flamurit nuk është sheshi i vlonjatëve por është sheshi i gjithë shqiptarëve. Për fat të keq është katandisur në gjendje të tillë që nuk merret vesh se ç’farë ndodh. Ne kemi deklaruar rikthimin dhe rregullimin e tij duke e trajtuar si një kompleks dhe me varrezat e Dëshmorëve dhe shtëpinë ku është shpallur pavarësia. Por, pogrami ynë do përfshijë shumë fusha. Shtyllat bazë do jenë ato që kanë të bëjnë me infrastruktuën, me shërbimet, me pjesën sociale dhe këtë e theksoj sepse ka shumë rëndësi. Për fat të keq jetojmë në kohë mjaft të vështira, në kohë ku zhvillimi i biznesit, i ekonomisë është mjaft e ngadaltë, madje dhe po bëhet progres. Por  vëmenjde e veçantë duhet kushtuar shumë shtresave në nevojë, duke filluar nga pensionistët, të papunët, personat me aftësi të kufizuara, apo problemtaikat që ndodhin rëndom, siç është strehimi social apo çështje të tjera që meritojnë tu jepet një zgjidhje.

Pse një qytetar vlonjat duhet tju voyoj ju më 14 maj?

Unë mendoj që një qytetar vlonjat do votoj mua, sepse duke qenë përditë në këtë qytet, duke jetuar këtu gjithë kohën në çdo periudhë të vitit, unë i kam të qarta të gjitha problemet dhe shqetësimet që ata kanë. Dhe mund t’ju them që prej vitesh e prej vitesh vazhdon e njëjtja situatë. Mund t’ju tregoj një detaj të vogël, ne ishim pardje në tregun e madh të qytetit, ku në kohën që e drejtonte babai i këtij që pretendon të kandidoj për bashkinë e Vlorës, u është premtuar tregtarëve të këtij qyteti një treg. Akoma dhe pas 26-27 vjetësh ky treg nuk është ndërtuar dhe gjendja është e mjeruar, është në kushte mesjetare. Prandaj mendoj që njohja e çdo problemi që qyteti i Vlorës dhe qytetarët e saj kanë, është një armë e fortë dhe më jep mua bensimin për fitoren në zgjedhjet e ardhshme.

Fushatat elektorale shoqërohen me zhurmë, shpenzime dhe propagandë. Cila është strategjia juaj në këtë fushatë?

Startegjia jonë është që të takojmë çdo qytetar, të flasim për hallet, problemet dhe çështjet që ata kanë dhe tu premtojmë atyre zgjedhijen për çdo hall që ata kanë. Nga ana tjetër, zhurmën, propagandën, fasadat le ta mbajnë ata që e kanë lënë Vlorën në këtë gjendje, le ta mbajnë ata që kanë vjedhur milionat e lekëve dhe të eurove. Ne do vazhdojmë punën tonë të sqarimit të çdo qytetari, takimet me çdo qytetar. Unë kam një staf mjaft të mirë, që është tërësisht vullnetar, që nuk bazohet në ato praktika që stafet e kundërshtarëve kanë. Jam i bindur që propaganda do u mbetet atyre deri në fund, kurse ne do realizojmë atë që kemi thënë që është rrikthimi i bashkisë së Vlorës tek qytetarët. Ne nuk kemi miliona për të shpenzuar as për fushatën mediatike, as për pjesën tjetër të fushatës.

Intervistoi: Eglantina Alliaj
Marrë nga Gazeta “SOT

Te tjera

Lajme te tjera