E diel, 16 Gusht, 2026

“Galaktikët” në “majë” të botës, Real Madrid fiton për herë të 5-të Botërorin e klubeve

Share

Real Madrid ka fituar për herë të pestë në histori Botërorin e Klubeve. “Galaktikët” mundën 5-3 në finale arabët e Al Hilal. Skuadra e Ancelottit u tregua më e saktë para portës, duke hipur në majë të botës sa i takon futbollit.

Vinicius Junior hapi serinë e golave, ndërsa Fede Valverde dyfishoi shifrat 5 minuta më vonë. Al Hilal u kthye në lojë, kur Moussa Marega shënoi për 2-1 duke u mbyllur pjesa e parë me avantazhin e spanjollëve.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm, me Benzema dhe Valverde që shënuan për 4-1 në minutat 54 dhe 58. Vietto në minutën e 63 shënoi për 4-2, teksa Vinicius për dopietën personale dërgoi rezultatin në 5-2 në minutën e 69. Sërish Vietto te Al Hilal në të 79 minutë shkurtoi rezultatin në 5-3.

Tanimë fituesit e Champions League në fuqi marrin edhe një tjetër trofe me vlerë, teksa dërgojnë në pesë numrin e trofeve të Botërorit të klubeve. Më parë Galaktikët e kanë fituar këtë trofe edhe në sezonet 2014-15, 2016-17, 2017-18 dhe 2018-19.

Te tjera

Lajme te tjera