E premte, 24 Prill, 2026

“Evropa do punojë për ne, shqiptari do të tundi çelësin” – Profesor Pilinçi me deklarata ‘të forta’ nga Shkodra

Share

Drejtuesi i qeverisë ‘hije’, profesor Pëllumb Pilinçi, është ndalur kësaj radhe në qytetin e Shkodrës së bashku me ministrat e kabinetit të tij dhe sekretarët që ende vijon t’i mbajë sekret.

Gjatë fjalës së tij Pilinçi është shprehur optimist për forcimin e lekut mbi euron, duke thënë se kjo tregon që shumë shpejt Evropa do të vijë në Shqipëri për të punuar, ndërsa shqiptarët do të tundin çelësat.

“A e shihni o shqiptarë se lekun e kemi bërë më të lartë se euro. Evropa që thoni ju, do shkojmë në Evropë, ajo është tallje. Evropa do vijë te ne. Ne e kemi bërë atë Evropë. Ne e kemi forcuar atë Evropë. Evropa do vijë të punojë këtu dhe shqiptari do të tundi çelësin.”

Me këto deklarata, profesor Pilinçi pritet të marrë shumë mbështetje në popull, se kjo teoria e ‘tundjes së çelësave’ nuk është se është aq e padëshiruar nga një pjesë e madhe e njerëzve. 

Te tjera

Lajme te tjera