Shtetet e Bashkuara të Amerikës duken të vendosur për të çmontuar dhe ndëshkuar këdo që është përfshirë në afera, korrupsion, krim dhe minim të demokracisë dhe që kërkojnë të destabilizojnë rajonin e Ballkanit dhe jovetëm. Në një speciale në emisionin “Fokus” nga Robert Papa, zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar dhe ai i Departamenti të Thesarit, Paul Ahern, theksuan se do ketë të tjerë në listat ndëshkuese. Madje, në intervistën dhënë gazetarit të njohur që jeton prej vitesh në SHBA zoti Papa, Escobar dhe zyrtari i Thesarit Amerikan theksuan këtë të shtunë një zëri, se nuk ndëshkojmë vetëm ata që kanë ikur nga pushteti, por edhe ata që kërcënojnë me destabilizimin e rajonit dhe janë të korruptuar.
Gabriel Escobar: Veprimet e Departamentit të Shtetit dhe i ai i Thesarit janë synuar ndaj aktorëve që kërcënojnë stabilitetin e rajonit përmes korrupsionit, aktivitetit kriminal dhe sjelljeve të tjera destabilizuese. SHBA e ka bërë të qartë se ne do të përdorim mjete ligjore si sanksionet ekonomike dhe kufizimet e vizave për te ruajtur stabilitetin ne rajon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë me popullin e Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë Ballkanin Perendimor që të kuptojnë se zhvillimi i plotë ekonomik dhe demokratik kërcënohen prej korrupsionit. Dezinjimi Publik ( Non Grata) ndihmon për të mbajtur përgjegjës ata qe kryejnë akte korrupsioni ose kryejnë dhunim të të drejtave te njeriut.
Zyrtari i lartë i Thesarit, Paul Ahern: Departamenti i Thesarit dizenjoi 7 individë nga Ballkani Perendimor. Individët janë nga vende te ndryshme. Këta individë kanë shfrytëzuar pozitat e tyre në pushtet për përfitime personale në dëm të qytetarëve të vendeve të tyre. Kanë lidhje me krimin e organizuar, duke i lehtësuar këto veprime mes ryshfeteve, presioneve në dëm të qytetarëve të vendeve të tyre. Këto veprime jo vetëm kanë rritur korrupsionin, por kanë rritur kërcënimet ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Shumë nga këta individë janë dënuar nga gjykatat në vendet ku i kanë shkaktuar këto krime, por disa, duke përdorur pushtetin, janë munduar te shmangin ndëshkimet në gjykata. Këta individë mund t’i shmangen ndëshkimit ligjor në vendet e tyre, por nuk janë më të pa ndëshkuar nga veprimet e tyre në SHBA, ose vende të tjera. Si pasoje e këtij vendimi te gjithe ata individë do bllokohen të bëjnë biznes me çdo individ në SHBA dhe çdo aset këtu do bllokohet. Ky veprim nuk ka objekt asnjë grup të caktuar politik ose etnik dhe do vazhdojmë t’i mbajmë përgjegjës aktoret e korrupsionit. Pa patur parasysh se kush janë ata dhe pa patur parasysh çfarë kombësie apo etnie janë.
Escobar: Nuk mbajnë anën politike dhe godasim këdo
Por i pyetur nga gazetari Robert Papa se a janë veprime për të ndikuar në skenat politike në Ballkan, apo janë thjesht vetëm kundër korrupsionit, diplomati Escobar u mundua të argumentojë se nuk mbajnë anë me asnjë palë politike. “Kemi disa kërkesa për të plotësuar këto paketa. Nuk ka drejtim politik ose ndaj veprimeve politike. Ose për të mbështetur ndonjë alternativë politike në vendet ku po marrim këtë vendim. Është vetëm kundër korrupsionit. Kur e bëjmë? Kur e shikojmë, të arsyeshme dhe ne do vazhdojmë ta bëjmë këtë duke deklaruar “Non Grata” dhe sanksione ekonomike”, deklaroi Escobar. Natyrisht, që “Fokus Tv” disa herë ka kërkuar t’i ofrohen provat e dosjes së Berishës apo procedurën dhe përgjigjet kanë qenë “off Records”, pra na është dhënë informacion por jo për botim. Ndaj, ngulmit, pse merr kaq shumë kohë të ndëshkosh dikë edhe kur ai ka vite që nuk është në pushtet, zyrtari i Thesarit, Ahern, iu përgjigj si hetimet zgjasin dhe janë të thelluara. “Ne i marrim këto aksione pas i kemi konsideruar gjatë. Është nje proces i ndërtimit te paketave dhe fakteve që duhen për Dezinjimin Publik ( ajo qe ne e quajmë Non Grata) Mbas kësaj veprojmë kur ne mendojmë se është e përshtatshme. Siç tha Escobar korrupsionin e shikojmë si kërcënim ndaj stabilitetit të rajonit. Korrupsioni dhe destabilizimi janë të ndërlidhura. Ajo qe dua te theksoj, është se në SHBA do të bëhet shumë e vështirë për këta individë që te bëjnë transaksione mes sistemit ndërkombëtar financiar. Nuk është vetëm lidhja me SHBA por me institucionet financiare”, deklaroi zyrtari i Thesarit, Ahern.
Escobar komenton nismën “Ballkan i Hapur”
Pyetjes nga “FokusTV” se a do vazhdoni, endë të mbështesni “Ballkanin e Hapur” në drejtimin e Vuçiç, Escobar iu përgjigj me një gjuhë diplomatike. Ndërkohë pyetjes se a rrezikohet Ballkani Perëndimor nga kriza e Ukrainës, Escobar iu përgjigj se: “Jam i lumtur të them se jemi në kontakte me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë kanë treguar përkushtim që nuk do të përdorin këtë krize qe te krijojnë kriza ne Ballkanin Perendimor. Të gjitha këto vendet votuan ne nje ane me BE dhe ne nje ane me komunitetin ndërkombëtar.” Në fund të emisionit “Fokus Nga Robert Papa, që transmetohet në SHBA te Fokus Tv dhe ne Shqipëri çdo të shtunë te MCN, ora 23,00, zyrtari i Thesarit Ahern theksoi se: “Thesari nuk komenton për objektiva te ardhshëm, ne shkojmë pas korrupsionit, kudo ku e gjejmë. Por duhet ta them se këto nuk do jene sanksionet e fundit. Kushdo qe do ndihmojnë dike te dezinjuar nga këto sanksione, do jete përgjegjës për sanksione ndaj tyre, gjithashtu ndaj tyre. Kjo do jetë sinjal i fortë për sistemin financiar ndërkombëtar, se këta njerëz nuk jane ata me te cilët duhet te keni lidhje”, theksoi zyrtari i Thesarit Ahern.
Përshtati: Rigels Seliman