E hënë, 20 Janar, 2025

Efektivët e Komisariati të Policisë Tiranë
zhvillojnë me sukses operacioni policor të koduar “Klienti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. 

Share

Efektivët e Komisariati të Policisë Tiranë, nën drejtimin e kryekomisar Petrit Hala,
zhvilluan me sukses operacioni policor të koduar “Klienti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. 

Njoftimi i policisë:

Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Klienti”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.   

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Vihet në pranga poseduesi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Njazi Mela”, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Klienti”.      

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. B., shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

angazhimpërkushtimsakrificë

tëvendosurkundërkrimit

24/7nëçdoskajtëvendit

nëshërbimtëqytetarëve

Te tjera

Lajme te tjera