E premte, 17 Prill, 2026

Drejtoria e Pastrim-Gjelbërimit, Polica Bashkiake dhe IMT Bashkia Tiranë vijojnë t’u kthejnë qytetarëve të Tiranës hapësirat e pushtuara nga bizneset

Share


Në Tiranë vijon aksioni për çlirimin e trotuareve të zaptuar prej kohësh nga biznese të ndryshme. Në këtë proces, një rol të rëndësishëm po luan Policia Bashkiake e Tiranës, IMT Bashkia Tiranë e cila po heq pengesat dhe strukturat që kanë bllokuar kalimin e qytetarëve. Paralelisht, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit po kujdeset që hapësirat e çliruara të pastrohen dhe të sistemohen, duke siguruar një mjedis të rregullt e të këndshëm për këmbësorët. Ky aksion ka si synim krijimin e një qyteti më të aksesueshëm e miqësor, ku trotuaret i shërbejnë vetëm kalimit të qytetarëve dhe jo interesave private. Veprimet do të vijojnë në disa zona të kryeqytetit, me qëllim rikthimin e rregullit dhe hapësirave publike për të gjithë.

Te tjera

Lajme te tjera