Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës po vazhdon me aksionet e saj të vazhdueshme për pastrimin në gjithë territorin e kryeqytetit, jo vetëm në zonat urbane, por edhe në zonat rurale.
Së fundmi, punëtorët e DPPGJ kanë kryer pastrim dhe evadim inertesh në rrugën “Asllan Begu”, në njësinë administrative Farkë, si dhe në rrugën nacionale Ndroq-Pinar. Këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe kushtet e jetesës për banorët e këtyre zonave.
