E premte, 6 Dhjetor, 2024

Dita I e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë e Veriut: Prioritet aleanca me SHBA, BE, NATO! Lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta

Share

Për herë të parë në histori, Maqedonia e Veriut drejtohet nga një shqiptar. Në zyrën e kryeministrit për 100 ditët e ardhshme ulet Talat Xhaferi.

Dimitar Kovaçeski i dorëzoi sot detyrën Xhaferit dhe më pas të mbajtën një konferencë për shtyp. Kovaçevski e ka uruar Xhaferin, duke shprehur se beson që kjo qeveri do të jetë e përkushtuar në interesat dhe prioritetet e qytetarëve dhe të shtetit.

“Besoj se qeveria do të jetë e përkushtuar fuqishëm në interesat dhe prioritetet të qytetarëve dhe shtetit, me kompetencat ligjore”, është shprehur ai.

Ndërkohë, Xhaferi theksoi se detyra primare e qeverisë së tij është organizimi i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale dhe ruajtja e aleancës me SHBA, BE dhe NATO. 
“Aleanca me SHBA, BE dhe NATO, mbetet prioritet i qeverisë së RMV, lëkundja mund të shfrytëzohet nga fuqi të treta”, tha Xhaferi.
Kryeministri Xhaferi thotë se qëllimi është i qartë dhe se Maqedonia e Veriut e ka vendin në Bashkimin Europian. 
“Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane”, shkroi Xhaferi.
Talat Xhaferi do të udhëheqë qeverinë teknike për 100 ditë, deri në shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut, të cilat do të mbahen më 8 maj. Qeveria u votua dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut me 65 vota pro, 3 kundër dhe asnjë abstenim. Ndërsa opozita e VMRO DPMNE, edhe pse e pranishme nuk mori pjesë në votim.
Më poshtë keni lajmet më të fundit nga Maqedonia e Veriut

Në zyrën e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut për herë të parë do të ulet një shqiptar, Talat Xhaferi. Këtë të hënë është bërë pranim-dorëzimi i detyrës kryeministrore, duke shënuar një ndryshim historik në peizazhin politik të vendit të vogël ballkanik, derisa Dimtar Kovaçevski i dorëzoi zyrtarisht detyrën Xhaferit.

Përmes një postimi në Facebook, Xhaferi është shprehur se edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim.

Ai është shprehur se të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u është qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë.

“Dita e parë Kryeministër. Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim. Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut Evropiane”, shkroi Xhaferi në Facebook.

Paraardhësi Kovaçevski uron Xhaferin për postin e ri: Është koha për mbështetje

Talat Xhaferi, ka marr detyrën e kryeministri të Maqedonisë së Veriut. Gjatë konferencës për shtyp, paraardhësi i tij Dimitar Kovaçevski e ka uruar për postin e marrë, duke bërë thirrje për mbështetje.

Dimitar po ashtu ka evidentuar edhe zhvillimet që ka bërë gjatë kohës që ka qenë në krye të vendit.

Ai tha se “ne kemi mbrojtur standardin e qytetarëve. Ne kemi energji, miq, bashkëpunim dhe zgjidhje”.

“Ne kemi mbrojtur standardin e qytetarëve. Si asnjëherë deri më tani janë realizuar mbështetje e lartë dhe janë kthyer para te qytetarët si asnjëherë më parë. Gjithashtu kemi stabilizuar dhe prodhimin vendas. Përsa i përket fermerëve marrin subvencione, ky është sukses i madh që tregon përparimin. Kemi forcuar partneritetin strategjik në SHBA. sa më shpejt do të jemi pjesë e Bashkimit Europian. Gjithashtu kemi treguar një pjekuri politike dhe kemi realizuar disa cikle zgjedhore. Përvoja ka treguar që duhet të bazohemi në parime. Sot është një kohë tjetër, ku e kaluara është histori. Tani është koha që asnjë nuk do të varet nga ne sepse kemi siguruar shumë aleatë. Tani është koha për një mbështetje se sa shpejt do të shkojmë drejt Europës. Në emër të kësaj japim mbështetje që të vazhdohet në këtë rrugë. Ne kemi energji, miq, bashkëpunim dhe zgjidhje. Dua t’ju falenderoj për besimin e palodhshëm, dua të falenderoj mediat për besimin dhe dua t’i uroj kryetarit të qeverisë punë të mbarë”, u shpreh ndër të tjera Kovaçevski.

Te tjera

Lajme te tjera