Sot është shënuar Dita e Baballarëve, e cila gjithashtu festohet si festë në gjithë botën. Por një mesazh të ndierë kushtuar të atit të tij ka bërë edhe deputeti i PS, Petro Koçi në rrjetet sociale.
“Ne kete dite te baballareve kujtoj tim ate Vasil Kocin:I mire, qytetar shembullor, bregas besnik, i ashper, i zoti, i papertuar, studiues i perhershem i matematikes, fizikes, gjeofizikes dhe elektronikes, sistematik, nje radioamator i shkelqyer, kritik ndaj politikes se kohes, i vuajtur prej semundjes. Perfaqesues i denje i nje brezi te ditur idealistesh, patriotesh dhe punedashes.Jam krenar per te. Uroj ti kem ngjare qofte edhe jo plotesisht.Me la trashegim nje biblioteke te pasur.Iku nga kjo jete vetem 53 vjec ne vitin 1991.Sepse ne Fier, asaj kohe nuk disponohej sherbim hemodialize.Homazh per baballaret qe si kemi me mes nesh!Duajini dhe ruajini baballaret ne keto dite te veshtira miq! Bashke me nenat krah tyre”, shkruan zoti Koçi në “Facebook”.
Ja si lindi “Dita e Baballarëve” dhe kur festohet në shtete të ndryshme
Nëse deri më tani keni menduar që vetëm nënave u është kushtuar një ditë feste, gaboni ! Ndonëse një datë jo shumë e njohur, edhe baballarët kanë festën e tyre. Shpesh është kritikuar si një ngjarje komerciale, por rrënjët e kësaj feste janë shumë më të thella nga se njerëzit mendojnë dhe për më tepër ka sfond historik.
Dita e Babait, në shumë vende si në Britania e Madhe, SHBA etj festohet më 19 qershor, por në Itali kjo festë përkon me datën 19 mars, ndërsa në Ukrainë, ajo festohet në të dielën e tretë të shtatorit
Edhe pse mendohet se kjo festë është një traditë amerikane, ka dy histori të njohura të cilat janë përdorur për të shpjeguar origjinën e Ditës së Bababit. Megjithese, u desh pak kohë për të fituar popullaritetin që aktualisht kjo festë gëzon shumë njerëz ende nuk festojnë për baballarët e tyre. Këtu në Living nuk kemi arsye përse mos ta bëjmë një gjë të tillë ndaj i urojmë të gjithë baballarëve Gezuar Festen!