E hënë, 20 Janar, 2025

Dështimi i negociatave, Berisha: Gjithçka për faj të Ramës, ta rrëzojmë më 7 korrik

Share

Ish-Kryeministri, Sali Berisha ka reaguar lidhur me dështimin për hapjen e negociatave për Shqipërinë me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Berisha e nis postimin e tij duke ju drejtuar, kryeministrit Edi Rama, se vjedhja e zgjedhjeve për të fituar mandatin e tretë është arsyeja se përse nuk hapen negociatat me të.

Ai shtoi se Rama, në samitin që s’donte të shkonte por shkoi dhe mori një JO u soll si “dhi e zgjebosur që mban bishtin përpjetë”.

Mandatin e trete nuk e fitove, por e vodhe. Prandaj kurrë nuk çelen negociatat me ty i sfazuar nga ‘JO’ e madhe e liderëve te BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama u soll sot ne samitin ne te cilin tha se nuk do te shkonte, si një dhi e zgjebosur qe mban bishtin përpjetë!”, shkruan Berisha.

Ish-Kryeministri, vazhdoi në postimin e tij duke shtuar se arsyeja e mos hapjes së negociatave nuk është Bullgaria, por vetë Edi Rama. Ai e shfrytëzoi deklaratën e Ramës për tu bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë.

Ai rrahu gjoksin duke thënë si me krenari se: “M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shumë të thosha të vërteten qe arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Në fakt, i them këtij hokatari, shkaku kryesor siç pohon edhe ai vete, nuk është Bullgaria, por pikërisht mandati i tretë i rrëmbyer nga ai duke vjedhur vota. Ky është shkaku i të gjitha shkaqeve që me të BE nuk hap negociatat me Shqipërinë. Me Edi Ramën negociatat nuk hapen kurrë. Më 7 korrik të gjithë jeni te ftuar ne proteste!
Largimi i Ramës është shpëtimi i Shqipërisë!!”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera