E mërkurë, 23 Shtator, 2026

Deputeti Vullnet Sinaj uron gëzuar 63-vjetorin e Teatrit “Petro Marko” të Vlorës

Share

Teatri “Petro Marko” i Vlorës feston sot 63 vite plot art, emocion dhe histori. Ky institucion i rëndësishëm kulturor ka qenë gjithmonë një simbol i shpirtit krijues të qytetit bregdetar. Me këtë rast, deputeti i PS i qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj i bashkohet urimit për artistët, punonjësit dhe gjithë komunitetin artdashës që e kanë mbajtur gjallë këtë tempull të skenës.

Ja reagimi i z. Sinaj:

Gëzuar 63-vjetorin e Teatrit të Vlorës!

Dje ishte ditëlindja e Petro Markos, sot festojmë ditëlindjen e teatrit që mban emrin e tij!

Teatri, një nga format më të sinqerta dhe më të thella të artit, ka qenë gjithmonë pasqyra dhe zemra e kulturës sonë.

Historia e këtij institucioni është ndërtuar mbi kontributin e artistëve që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën kombëtare, duke e bërë atë një simbol krenarie për Vlorën.

Në prag të festave të Nëntorit që na bashkojnë të gjithëve, nuk nderojmë vetëm të kaluarën, por edhe të tashmen dhe të ardhmen e teatrit.

Sepse arti vazhdon të jetojë për sa kohë ka njerëz që e duan, e mbështesin dhe e mbajnë gjallë.

Gëzuar të gjithë komunitetit të artistëve dhe dashamirësve të teatrit!

Te tjera

Lajme te tjera