E shtunë, 18 Janar, 2025

Depuetja Zheni Gjergji: Rinia është “mushkëria” e vendit, le ta trajtojmë me kujdesin maksimal, në mënyrë që Shqipëria të mos vuaj nesër nga insuficienca respiratore

Share

Depuetja e Partisë Demoraktike për Qarkun e Elbsanit, Zheni Gjergji i ka bërë thirrje të rinjeve shqipotarë që të mos braktisn vendin, ndërsa ka kërkuar nga insitutcionet e ndryshme në vend që të inevstojnë për t’i dalë krah kësaj kategorie. Përmes një shënime të mbushur me datje, ligjvënësja demorkate akuzon qeverinë se ka braktisur të rinjtë, duke i detyurura atë që të largohen nga vendi. “Sot në mënyrë të vecantë dua tiu drejtohem  të rinjve e të rejave të vendit tim. Ju lutem mos u largoni! Si sot një vit më parë unë isha pjesë e fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe pata fatin që gjithë fushatën time personale ta mbështesja tek të rinjtë e zonës në qytetin e Elbasanit. Gjatë atyre ditëve të vrullshme grupi i të rinjve dhe të rejave kanë qenëmotivimi im. Tek trokisnim dyerve të lagjeve tradicionale qindravjecare të qytetit të Elbasanit të Normales, shpesh na qëllonte të shihnim banesa të mbyllura, të pabanuara, banesa ku jetonin vetëm të moshuarit e familjes pasi të rinjtë ishin larguar për një jetë më të mirë e më të sigurtë. Sot tek jam rikthyer përsëri tek ato lagje shoh që numri i shtëpive të pabanuara është rritur dhe numri i të rinjve që jane larguar nga Shqipëria është rritur gjithashtu. Edhe disa prej të rinjve që ishin pjesë e ekipit tim prej disa muajsh janë larguar nga vendi. Përparësi rinisë. Këto janë fjalët që më tingëllojnë në vesh vazhdimisht, fjalë të thena e të stërthëna papushim nga Kryeministri i vendit tim që nga koha kur shqiptarët i besuan qeverisjen e vendit. Sot në këtë situatë dramatike socio-ekonomike në të cilën është zhytyr vendi, plaga që më dhemb më shumë, shumë më shumë se gjithcka tjetër është e sotmja e zymtë e rinisë shqiptare, fëmijëve tanë dhe e ardhmja e saj për të cilën nuk mund të flasim dot. Rinia është ajo grupmoshë e popullsisë, nga e cila varet e ardhmja e ecurisë se ketij vendi, është e ardhmja e popullit, ështe vazhdimësia jonë.  Mbajta e kësaj pjese vitale të popullsisë dhe që premton shumë për vendin, duhet të kthehet në angazhimin maksimal dhe vëmendjen kryesore të qeverisë shqiptare, të sistemit arsimor që ende le aq shumë për tëdëshiruar,  të qendrave të trajnimit dhe formimit professional, të bizneseve dhe sipërmarrjeve private, për ta bërë më të lehtë integrimin e tyre në sferën e jetës sociale, ekonomike dhe politike të vendit. Ne si deputet na mbetet të monitorojmë se si po kryhen këto angazhime.  Eshtë përgjegjshmëria jonë sot pasi nesër do të jemi përgjegjësit e vetëm që lejuam këtë shpopullim masiv. Rinia është “mushkëria” e vendit, le ta trajtojmë me kujdesin maksimal, në mënyrë që Shqipëria të mos vuaj nesër nga insuficienca respiratore”, deklaroi deputetja Gjergji.

Ja reagimi i deputetes Gjergji:

Sot në mënyrë të vecantë dua tiu drejtohem  të rinjve e të rejave të vendit tim. Ju lutem mos u largoni! Si sot një vit më parë unë isha pjesë e fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe pata fatin që gjithë fushatën time personale ta mbështesja tek të rinjtë e zonës në qytetin e Elbasanit. Gjatë atyre ditëve të vrullshme grupi i të rinjve dhe të rejave kanë qenëmotivimi im. Tek trokisnim dyerve të lagjeve tradicionale qindravjecare të qytetit të Elbasanit të Normales, shpesh na qëllonte të shihnim banesa të mbyllura, të pabanuara, banesa ku jetonin vetëm të moshuarit e familjes pasi të rinjtë ishin larguar për një jetë më të mirë e më të sigurtë. Sot tek jam rikthyer përsëri tek ato lagje shoh që numri i shtëpive të pabanuara është rritur dhe numri i të rinjve që jane larguar nga Shqipëria është rritur gjithashtu. Edhe disa prej të rinjve që ishin pjesë e ekipit tim prej disa muajsh janë larguar nga vendi. Përparësi rinisë. Këto janë fjalët që më tingëllojnë në vesh vazhdimisht, fjalë të thena e të stërthëna papushim nga Kryeministri i vendit tim që nga koha kur shqiptarët i besuan qeverisjen e vendit. Sot në këtë situatë dramatike socio-ekonomike në të cilën është zhytyr vendi, plaga që më dhemb më shumë, shumë më shumë se gjithcka tjetër është e sotmja e zymtë e rinisë shqiptare, fëmijëve tanë dhe e ardhmja e saj për të cilën nuk mund të flasim dot.

 -Ne as nuk mundemi, as nuk duam dhe nuk e ndalojmë dot edhe po të duam, daljen e të rinjve nga Shqipëria. Por ne duam dhe mundemi që dalja prej kufijve të atdheut të mos jetë një dalje e detyruar nga pamundësitë e këtushme, po të jetë një zgjedhje e lirë e çdokujt, që edhe në Shqipëri duhet të ketë mundësi zgjedhjeje. – kështu do të deklaronte Zj.Bora Muzhaqi, në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste një vit më parë. Ndëkohë vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi te larta e sidomos të rinjtë e vendit. Shqipëria numeron 661,365 të rinj dhe të reja të grupmoshës 15-29 vjeç përgjatë vitit 2019-2020, duke përfaqësuar kështu një të tretën (23,2%) e të gjithë popullsisë.  Edhe pse gjashtë muajt e parë të vitit 2020 kufijtë e Shqipërisë qëndruan pothuaj totalisht të mbyllur, në dhjetë vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 140.390 të rinj dhe të reja. Shqipëria vazhdon të ketë një numër tepër të lartë të të rinjve që largohen jashtë për një jetë më të mirë. Ndërsa INSTAT nuk shfaq të dhëna mbi migrimin e të rinjve, studime ndërkombëtare, tregojnë se ritmet e ikjes së të rinjve nga vendi ynë janë të larta, duke e detyruar Shqipërinë të shpopullohet tërësisht brenda 70 viteve të ardhsme. Eshtë fakt se sipas një ankete të realizuar në2020  79% e studentëve shqiptare dhe 59% e maturantëve, po planifikojnë të ikin nga Shqipëria, duke nxjerr zbuluar dobësitë strukturore që po kalon ekonomia e vendit dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen e tyre në vend.

91% e studentëve të mjekësisë dhe 84% e studentëve të degës së Teknologjisë Informatike e Komunikimit, duan të largohen nga vendi.

Nga ana tjetër ajo që dhemb më shume eshte se  95% e të rinjve që studiojnë jashtë nuk dëshirojnë të kthehen më në vendin e tyre.

Ndërkohë sot pjesa me vurnerabel, ose e thënë ndryshe 27.9% e të rinjve shqiptarë të grup moshës 15-29 vjeç nuk është sot as në punë, as i përfshirë në ndonjë trajnim profesional. Ky komunitet që sot njihet si NEET, dhe kjo përqindje përfaqësimi e rendit Shqipërinë në vendet e fundit jo vetëm në Europë por edhe në rajon. ( trego grafikun nr 1). Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 26,5% 

(27,0% për meshkujt dhe 25,9% për   femrat).   Krahasuar   me   vitin   pararendës,   shkalla e   papunësisë   së   të   rinjve   ka   rënë   me 0,7 pikë përqindje por kjo lidhet dhe me uljen e numrit të të rinjve që jetojnë në vend pasi përgjatë vitit të fundit shumë të rinj janë larguar.

Kjo situatëështë e vërteta e rinisëshqiptare dhe kujdesi i qeverisë për ta ndaluar këtë emigrim të popullsisëështë zero pavarësisht fjalëve të bukura të mbetura vec në letër.

Natyrisht fenomeni i largimit është më i lartë në Shqipëri, se kudo tjetër në Europë. ( trego grafiket nr 2). Megjithese liria e lëvizjes për zgjedhur vendbanimin dhe profesionin, është  një tipar dallues i globalizmit prej të cilit janë prekur edhe vendet e zhvilluara, kjo situatë po e përball Shqipërinë me pasoja fatale, boshatisjen e vendit. Rritja e dëshirës për emigrim zbulon dobësitë strukturore të ekonomisë dhe politikave, zbulon pasigurinë e jetesës dhe rendit, nivelin e arsimimit që në vend që të përmirësohen po përkeqësohen dhe nuk po gjenerojnë mundësi dhe perspektivë për të rinjtë.  Shpopullimi i vendit mbetet një këmbane alarmi për ne të nderuar kolegë. Ne nuk duhet të heshtim e nuk duhet të bëjmë sikur ky problem nuk ekziston. 

Shpopullimi po bëhet emergjencë kombëtare, ai është problem serioz për të tashmen e vendit por më shumë për të ardhmen tonë. Cfarë vlere ka një popull pa një rini.

Në fakt këto shifra alarmante megjithëse të publikuara nga EUROSTAT apo dhe organizma të tjerë, nuk po e shqetësojnë fare qeverinë dhe kryeministrin tonë pasi janë shumë të zënë me legalizimin e hashashit (problem i madh kombëtar ky); aferat e tyre korruptive që natyrisht krijojnë një klimë mosbesimi për të rinjtë që sytë i mbajnë drejt saj për mbështetje.

E si ti besosh qeverisë e kryeministrit që paguan në shkelje të ligjit për inceneratorët fantazmë miqtë e vet, kur sheh si harxhohen miliona euro për koncesione e PPP, miliona euro për mobilime zyrash në kohë krize, ndërkohë që sheh pagën apo pensionin e pamjaftueshëm të prindit apo gjyshërve në familje që nuk i mjafton për tëpaguar ushqimin ditor, energjinë e jo më medikamentet apo shkollimin e fëmijëve. Në fakt qeveria në letra në  planin e saj nëpërmjet Ministrisë  së Mirëqenies dhe Rinisë kishte hartuar Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë (2015-2020), e më pas me vazhdimin e strategjisë kombëtare të rinisë 2020-2030 duke vënë theksin në integrimin e të rinjve në sfera të ndryshme të jetës sociale, ekonomike dhe politike por prej vitesh këto plane kanë dështuar plotësisht. Në plan janë përcaktuar gjashtë objektiva strategjike për integrimin e rinisë: nxitja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset, vendimarrjet demokratike; nxitja e punësimit përmes politikave efektive të tregut të punës; shëndeti, sporti dhe mjedisi; edukimi i të rinjve; mbrojta sociale; kultura dhe vullnetarizimi.Secili objektiv është i specifikuar me plane konkrete, por pyetjet që lindin sot përballë kësaj situate alarmante në të cilën ndodhet vendi nga emigrimi masiv i rinise janë: 

 –Sa e përfshirë ndihet rinia shqiptare në realizimin e objektivave të përcaktuara nga qeveria? 

-Sa të rinj kanë marrë mbështetjen financiare për start-up dhe idetë inovatore që ato kanë paraqitur? 

-Sa është numri i të rinjve të përfshirë në jetën politike dhe vendimarrje? 

-Nëse realizimi i këtyre objektivave strategjike ka funksionuar, pse sot të rinjtë gjithmonë dhe më shumë po kërkojnë të largohen nga Shqipëria nëpërmjet mënyrave të ndryshme shpesh mënyra që rrezikojnë dhe jetën e tyre?

-Pse statistikat tregojnë që numri i përfshirjes së të rinjëve në kriminalitet është rritur?

Këto mbeten pyetje pa përgjigje.

Pyetje që nuk mund ti përgjigjet as Kryeministri,  as Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi se përgjigja e vërtetë tej cdo fakti që mund të sjellin është numri i të rinjve të larguar cdo ditë nga vendi ynë.

Në fakt nuk është thjesht largim, është braktisje për të mos u kthyer më kurrë në vendin e lindjes.

Dhe kjo dhemb më shumë.

Rinia është ajo grupmoshë e popullsisë, nga e cila varet e ardhmja e ecurisë se ketij vendi, është e ardhmja e popullit, ështe vazhdimësia jonë. 

Mbajta e kësaj pjese vitale të popullsisë dhe që premton shumë për vendin, duhet të kthehet në angazhimin maksimal dhe vëmendjen kryesore të qeverisë shqiptare, të sistemit arsimor që ende le aq shumë për tëdëshiruar,  të qendrave të trajnimit dhe formimit professional, të bizneseve dhe sipërmarrjeve private, për ta bërë më të lehtë integrimin e tyre në sferën e jetës sociale, ekonomike dhe politike të vendit. 

Ne si deputet na mbetet të monitorojmë se si po kryhen këto angazhime. 

Eshtë përgjegjshmëria jonë sot pasi nesër do të jemi përgjegjësit e vetëm që lejuam këtë shpopullim masiv.

Rinia është “mushkëria” e vendit, le ta trajtojmë me kujdesin maksimal, në mënyrë që Shqipëria të mos vuaj nesër nga insuficienca respiratore.

Ndaj kur flasim për të rinjtë e të ardhmen e Shqipërise politika nuk duhet të ketë ngjyra.

Faleminderit.

Te tjera

Lajme te tjera