E diel, 20 Prill, 2025

Berisha sulmon ambasadoren e SHBA: Yuri Kim po mbron vjedhjet e Edi Ramës, po bën mbledhje nëpër gjykata për…

Share

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj ambasadorës së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim. Kryedemokrati tha se ambasadorja shkon sa në një gjykatë në një tjetër për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama. Duke folur në një emision televiziv, kreu i selisë blu tha se ai dhe opozita po bën gjithçka për rikthimin e votës së lirë.

Sali Berisha: Nëse një ambasdor bën tre mbledhje në gjykata për një javë, e bën vetëm se Edi Rama është hajdut se kjo s’mund të ndodhë kurrë. Kjo s’është as në kodin e as në ligjet e saj. E bën atë se do të mbrojë kalbësirën e Soros.

Veprën e zezë të padronit të Ramës, si mund të shkojë sot te një gjykatë e sot tek një tjetër. Ndodh në republikën e atij që ka vjedhur e ka bërë çdo gjë kundër vendit të tij. Ne po bëjmë gjithçka për të kthyer votën. Besoj se nga vota Shqipëria mund të vendoset në rrugë të drejtë.

Te tjera

Lajme te tjera