E diel, 20 Prill, 2025

Berisha në Shkallnur: Në këto 8 vite bujqësia u braktis

Share

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për bashkinë e Durrësit, Ardian Muka kanë zhvilluar sot një takim në Shkallnur me fermerë e specialistë të bujqësisë.

Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se problemin e bujqësisë e konsideron të një rëndësie jetike për shqiptarët.

“Bujqësia është një potencial i madh për vendin. Sot aktualisht jemi në 20 % të PBB. Punësojnë mbi 35 % të krahut të punës, punëson 51 të grave shqiptare në punë. Kontribuon në plotësimin e nevojave dhe zvogëlon importin, duke qenë kështu kontribues në ekuilibrin ekonomik”, tha ai.

Berisha shtoi se bujqësia nuk ka marrë vëmendjen e duhur në këto dekada.

“Gjatë viteve 2005-2013 ajo ka qenë prokupimi im më kryesor dhe në investimet që janë bërë në Shqipëri. Investimi më i madh prej 3.2 miliardë dollarë është bërë në fshat. Njerëzit mund të mendojnë se janë në rrugë kombëtare, por në fakt kanë 2/3 e këtij investimi. Investimi më i madh është bërë në fshat, në infrastrukturë dhe ne kërkonim që cilësia e jetës në fshat të ishte e barabartë me lagjet e qyteti. Pas 2013-ës investimet u ndërprenë dhe kjo do të thotë të ndalosh kohën në fshatra. Në këto 8 vite bujqësia u braktis. Qeveria ndjek një politik të dëmshme në rrafshin rajonal. Ajo hap tregun për Serbinë, por bujqësia atje është e modernizuar dhe ju thotë fermerëve shqiptarë të konkurrojnë me fermerët serbë”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera