E shtunë, 18 Janar, 2025

Berisha heq përgjegjësinë për 21 janarin: Isha në zyrën time, jo në drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Rama solli bandat

Share

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka hequr përgjegjësinë në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, duke theksuar se ishte në mbrojtje të flamurit dhe zyrës dhe jo në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se solli bandat dhe rrethoi kryeministrinë por nuk ia doli dot ta pushtojë.

Deklaratat i bëri në Çim Peka Live në SYRI TV.

Çim Peka: Për dy gjëra është akuzuar Sali Berisha fort nga opozita gjatë qeverisjes së tij. Është Rruga e Kombit për ‘korrupsion të supozuar’ me 240 milionë dollarë, ministër Transporti Lulzim Basha dhe për 21 janarin ‘shpërdorim detyre’, ministër i Brendshëm Lulzim Basha. Çfarë menduat kur e dëgjuat këtë deklaratë të ministrit përgjegjës për dy ngjarjet që je akuzuar më shumë?

Sali Berisha: Mendova se është në një siklet të atillë sa i humbet dhe mendja, sepse unë në 21 janar kam qenë në zyrë dhe jo në drejtim të Ministrisë së Brendshme. Kam qenë në zyrë, kam nderuar flamurin dhe zyrën e Kryeministrit, nuk jam larguar dhe kam qenë i vendosur për të mos u larguar. I pruri Edi Rama bandat që të pushtonte Kryeministrinë dhe nuk ia doli dot. Kaq, është i regjistruar se janë të gjitha deklaratat se populli do të tejkalonte Kushtetutën.

Te tjera

Lajme te tjera