Liga e Kampioneve u kthye në fushë me duelet e xhiros së fundit të saj në fazën e grupeve, ku pati plot surpriza në rezultate. Në grupin A, Liverpuli e Napoli luanin mbrëmë për vendin e parë, por anglezëve u duhej një fitore shumë e thellë për të përmbysur italianët në kryesim. Ky takim përfundoi 2-0 në favor të anglezëve me gol të Salah në të 85’ e Nunez në shtesë. Të dy ekipet u barazuan nga 15 pikë, por Napoli mbeti në krye. Ndeshja tjetër e grupit, ajo ems Rejnxhërsit dhe Ajaksit përfundoi me fitoren e holandezëve 3-1 që tani do të luajnë në Europa League. Në grupin B mbyllja ishte ashtu siç u nis, me surpriza në rezultate dhe në renditje. Përfundimisht, Atletiko e Madridit eliminohet si nga Champions dhe nga Europa League, pasi e mbylli këtë grup në vend të fundit. Spanjollët u mundën dje 2-1 nga Porto dhe mbetën në fund, duke mos kapur dot vendin e tretë që i çonte në Ligën e Europës. Ndërkohë që Porto e kishte siguruar e po ashtu edhe Klub Bruzhi belg, ky i fundit barazoi me Bajern Leverkusen 0-0, por ky rezultat u mjaftoi gjermanëve të kalonin nga Champions në Europa Leaue si vend i tretë. Me pak fjalë, Porto e Klub Bruzh vijojnë më tej në Champions si vend i parë e i dytë e Bajer Leverkusen kalon në Ligën e Europës, ndërsa Atletiko e trajnerit Diego Simeone eliminohet fare. Në grupin C, Bajerni i Mynihut tregohet skuadra e vetme deri tani që e mbylli këtë fazë me pikë të plota, plot 18, duke siguruar 6 fitore në 6 ndeshje. Mbrëmë bavarezët mundën Interin 2-0. Në fakt italianët e kishin siguruar kalimin e grupit, thjesht luanin për prestigj. Në ndeshjen tjetër, Barcelona fitoi me Viktoria Plzen 4-2, por dukshëm mbrojtja e saj shfaqi edhe këtë herë probleme. Barcelona do të luajë në Ligën e Europës. Grupi D ishte ai që kishte më shumë surpriza, pasi gara ishte e hapur deri në minutën e 90-të për të katër ekipet. Eintrahti i Franfurtit përmbysi Sportingun brenda në Portugali, 2-1 dhe siguroi biletën për më tej në Champions, kurse ndeshja Marsejë-Totenhem, përfundoi me fitoren me përmbysje të anglezëve, 2-1, gjë që i dha të drejtë Totenhemit të Kontes të kualifikohet si vend i parë. Sportingu e mbyll i treti, kurse Marseja eliminohet.
Grupi A
Liverpul-Napoli 2-0
Rejnxhërs-Ajaks 1-3
Renditja: Napoli 15, Liverpul 15, Ajaks 6, Rejnxhërs 0
Grupi B
Leverkusen-Bruzh 0-0
Porto-Atletiko Madrid 2-1
Renditja: Porto 12, Klub Bruzh 11, Leverkusen 5, Atletiko Madrid 5
Grupi C
Bajern-Inter 2-1
Plzen-Barcelona 2-4
Renditja: Bajern 18, Inter 7, Barcelona 7, Viktoria Plzen 0
Grupi D
Marsejë-Totenhem 1-2
Sporting-Eintraht 1-2
Renditja: Totenhemi 11, Eintrahti 10, Sporting 7, Marsejë 6