E diel, 20 Prill, 2025

Aministia fiskale, PD: Ligji nuk ka lidhje me emgrantët që punojnë në të zezë! Është për të larë miliona eurot e Ramës dhe ministrave të tij

Share

Shqipëria renditet e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e kanabisit për periudhën 2016-2020. Në total janë 154 shtete dhe para Shqipërisë renditen Libani, Pakistani, Holanda, Spanja, Afganistani dhe në vend të parë Maroku thuhet në raportin Botëror të Drogave 2022 nga Zyra e Kombeve të Bashkuara.

Të dhëna të tjera thonë se në rastet më të mëdha, trafikimi bëhet nga Maroku në Spanjë dhe nga Afganistani në vendet e tjera të Azisë Perëndimore. Spanja shërben si porta kryesore për tregjet në Perëndim dhe Evropën Qendrore. Ndërsa kanabisi i prodhuar në Marok ka destinacion vende të tjera të Afrikës së Veriut.

Në raport përmendet se analiza e treguesve të ndryshëm për periudhën 2010-2020 sugjeron se në disa shtete të Amerikës, Afrikës, Azisë dhe Europës, ku përfshihet edhe Shqipëria, prodhimi i i kanabisit bëhet për eksportim apo prodhim për konsum të brendshëm.

Rreth 29 milionë njerëz vlerësohet se ishin përdorues të kanabisit gjatë vitit të kaluar në Evropë. Në të dhënat e bëra publike nga Raporti i Drogërave rezulton se shumë vende kanë trend rritje të përdorimit të kanabisit në vitet e fundit. Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heroinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi, Shqipëri dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore.

Sipas të dhënave, rruga më e rëndësishme në botë për trafikun e heroinës dhe morfinës vazhdon të ecë nga Afganistani përmes Iranit në Turqi dhe më pas përmes vendeve të Ballaknit në Evropën Perëndimore dhe Qendrore.

Raporti i OKB për drogat, Salianji: Tjetër rekord i zi! Qeveria e ka projekt politik përdorimin e krimit

Për deputetin demokrat Ervin Salianji një tjetër rekord i zi është ai i raportit të fundit të OKB për drogat, ku për periudhën 2016-2020 Shqipëria renditej e shtata. Në një reagim në Facebook Salianji shkruan se një qeveri që ka projekt politik përdorimin e krimit dhe bandave për të grumbulluar vota dhe për ti lehtësuar aktivitetin e tyre kriminal.

“Shqipëria përmendet si një nga vendet kryesore në botë të kultivimit të kanabisit në raportin e fundit botëror të drogave 2022, një publikim i UNODC, zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet. Sipas raportit, Shqipëria është e shtata në botë nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin e barit të kanabisit për periudhën 2016-2019, (nga 154 shtete gjithsej!  Shqipëria është tranzit për heroinën! Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA) rreth një muaj më parë, konstatonte se grupet kriminale shqiptare, që prej vitit 2017 jo vetëm që janë zgjeruar, por edhe janë sofistikuar, duke kontrolluar si importin ashtu dhe shpërndarjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në tregjet europiane. Një qeveri që ka projekt politik përdorimin e krimit dhe bandave për të grumbulluar vota dhe për ti lehtësuar aktivitetin e tyre kriminal. Përfitues direkt janë qeveritarët”, ka shkruar Salianji.

Shqipëria renditet në vendin e 7-të për kanabisin, Meta: Të reagojë drejtësia! Shqiptarët i njohin grupet kriminale dhe ortakët e tyre

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për raportin e OKB që rendit Shqipërinë në vendin e 7-të për kultivimin dhe përdorimin e kanabisit duke i bërë thirrje drejtësisë që të reagojë. Sipas Metës, mbrojtja politike e grupeve kriminale po dëmton imazhin e vendit, ndaj thekson se kjo duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

“Krimi i organizuar vijon të mbetet një kërcënim serioz për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shtetëror, Prokuroria dhe agjencitë ligjzbatuese ende nuk janë përqëndruar seriozisht në luftën kundër kanabizimit dhe trafikut të drogës, kusht për integrimin europian.Raporti i vitit 2022 i UNODC, zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet e rendit vendin tonë, kryesor në botë për kultivimin e kanabisit, duke e klasifikuar të shtatin nga shtetet më të përmendura për origjinën, nisjen dhe tranzitin për periudhën 2016-2019, pas Marokut, Afganistanit, Spanjës, Holandës, Pakistanit dhe Libanit.Shqipëria përmendet edhe në të ashtuquajturën rrugë të Ballkanit për heorinën, që fillon nga Pakistani, kalon nëpër Siri, Turqi, Greqi dhe përfundon në vendet e Europës Perëndimore.

Një tjetër raport, i publikuar nga Qendra Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA) rreth një muaj më parë, konstatonte se grupet kriminale shqiptare, që prej vitit 2017 jo vetëm që janë zgjeruar, por edhe janë sofistikuar, duke kontrolluar si importin ashtu dhe shpërndarjen e kokainës nga vendet e Amerikës Latine në tregjet europiane.Mbrojtja politike e grupeve kriminale dhe shmangia e tyre nga drejtësia, përdorimi i bandave në fushatat elektorale dhe dhënia për ta si “koncension” i vijimit të trafiqeve, që po dëmton seriozisht imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.Të gjithë shqiptarët i njohin grupet kriminale dhe ortakët e tyre në nivelet më të larta shtetërore. Drejtësia të reagojë tani!”, shkroi Meta.

Te tjera

Lajme te tjera