E premte, 25 Prill, 2025

Ambasadorja Kim takon kreun e SPAK dhe i dërgon mesazh të koduar Berishës: Të korruptuarit të japin llogari para ligjit, pandëshkueshmëria duhet të marrë fund

Share

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi ditën e djeshme një takim me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja, ndërsa i ka dërguar një mesazh të korrura ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë. Në një postim në rrjetet sociale Kim shkruan se ka përgëzuar prokurorët dhe hetuesit për punën e bërë në drejtësinë shqiptare në këto kohë, dhe se askush nuk është mbi ligjin. “Sot u takova me Arben Krajën  për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale, konfiskimeve të pasurive etj tregojnë se askush nuk është mbi ligjin”, shkruan ambasadorja. Më në postimin e saj, ambasadorja Kim nuk lejon pa thumbuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, me të cilën ka pasur një përplasje të ashpër kohët e fundit. Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të forcuar sundimin e ligjit në vendin tonë. “SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi – përfshirë punën e SPAK – për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e BE-së, gjithashtu për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë njerëzve për drejtësi”, ka shkruar Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim në Tëitter, pas takimit me kreun e SPAK Arben Kraja.

Kim dhe Berisha janë përplasur ashpër këto kohë

Gjithçka nisi pasi Kim takoi kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ku deklaronte  se duhet të vazhduar përpara dhe jo mbrapa, duke thumbuar pikërisht Berishën. “Diskutim shumë i mirë sot me Ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD dhe drejtuesit të grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e kësaj partie. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë, shpresojmë që të dy vetëm të forcohen. Kemi shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimit në mbrojtjen e dhe zgjerimin e mundësive të biznesit dhe ekonomike për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”- shkruante Yuri Kim. Pas postimit të Kim, Berisha reagoi në një studio televizive dhe e quajti “guvernatore” ambasadoren dhe hodhi një akuzë të rëndë kur tha se Ambasada i kishte dërguar një person në zyrë, ku i kishin propozuar që ai të mos kandidonte për kreun e partisë për momentin, deri në shtator, kur Kim lë vendin tonë. I menjëhershëm ishte reagimi i Ambasadës së SHBA, të cilët e konsideroj deklaratën e ish-kryeministrit si shpifje të “non gratave”. Për sulmet ndaj ambasadores reagoi, dhe Gabriel Escobar, i cili tha se ishte i tronditur për sulmet e koordinuara ndaj Kim, dhe qëndrime të tilla janë sulme ndaj DASH dhe ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden./Rigels Seliman/

Te tjera

Lajme te tjera