E diel, 16 Gusht, 2026

Albin Kurti: Autori që kreu gjenocid ndaj shqiptarëve, sot vepron si viktimë dhe mohon krimet

Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për krimet e serbëve të kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës.

Gjatë fjalimit në Akademinë Diplomatike të Vjenës, ai tha se nën një poligon qitjeje të policisë në periferi të Beogradit, në Batajanicë, jo larg “Sheshit të Republikës” së Beogradit, trupat e më shumë se 744 shqiptarëve janë gjetur në një varr masiv.

Sipas tij, ata janë varrosur në Kosovë, pastaj janë zhvarrosur dhe transportuar në Serbi për rivarrim të fshehtë në përpjekje për të fshehur dëshmitë e krimeve të luftës.

Kurti shtoi se autori që ka kryer gjenocid vepron si viktimë.

Pranë varrit masiv është ndërtuar një kishë e re ortodokse serbe. Deri më sot, në Serbi janë gjetur pesë varre masive, në Batjanicë, Rudnicë, Kizhevak, Peruqac dhe Petrovo Selo me gjithsej 950 trupa. Megjithatë, nuk ka një pllakë përkujtimore dhe as një shenjë të vetme që tregon se ka pasur një varr masiv në të gjitha këto vende. Sot, autori që kreu gjenocid vetëm pak më shumë se dy dekada më parë vepron si viktimë dhe mohon krimet”, u shpreh Kurti, duke shtuar: “Mohim i plotë. Por ne nuk harrojmë”.

Te tjera

Lajme te tjera