E premte, 14 Gusht, 2026

SHBA del kundër BE, deklaron se nuk do të vendosë sanksione ndaj Albin Kurtit, ja pse evropianët po luajnë rolin e prostitutës kundër Kosovës

Share

Rigels Seliman

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dalë kundër Bashkimit Evropian për vendosjen e sanksioneve ndaj kryeministrit kosovar Albin Kurti. Pas deklaratës nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar se Kurti është aleati i tyre, ditën e djeshme, Departamenti Amerikan i Shtetit i ka vënë vulën. DASH tha se për liderin kosovar nuk parashikohen sanksione. “Departamenti nuk parashikon nëse do të sanksionojë individë apo subjekte, as nuk parashikon nëse planifikon të vendosë sanksione ndaj individëve apo subjekteve”, thuhet në përgjigjen e tyre për mediat kosovare. Ndryshe nga BE,  e cila ka thënë se po përgatiten masa fillestare ndaj Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga qeveria e Prishtinës për uljen e tensioneve në veri. Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Sipas këtyre masave, sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare. Takime do të ketë vetëm kur ato duhet të zhvillohen për t’u fokusuar në adresimin e krizës në veri të Kosovës dhe hapave për gjetjen e zgjidhjes. Sanksioni tjetër pritet të përfshijë punën e përbashkët të grupeve që ekzistojnë mes Kosovës dhe BE-së, e të cilat janë krijuar në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA). Do të ketë edhe pasoja financiare për Kosovën. Është planifikuar një pezullim domethënës i financimit nga ana BE-së i disa projekteve për të cilat ka dhënë propozime Kosova në kuadër të Fondit investues për Ballkanin Perëndimor.

Pse evropianët po luajnë rolin e prostitutës kundër Kosovës?

SHBA-ja çdo herë ka qenë me Kosovën, por kohëve të fundit më shumë ia la punët në duar BE-së, dhe kjo e fundit po vazhdon të ruajë rolin e prostitutës kundër  Prishtinës dhe pro Serbisë. Evropës nuk i intereson të sanksionojë Beogradin për shkak të interesave të tyre ekonomikë. Vendet e BE-së, kanë një diplomaci shumë më ndryshe se SHBA-ja, kjo e fundit është një motor që nuk zmbrapset lehtë, detajet çdo herë punojnë në të mirë të saj, dhe përmban më shumë trimëri brenda diplomacisë së saj. Por diplomacia që BE po ndjek mund të shkaktojë përplasjen e madhe në Veri të Kosovës, pasi deri më tani ka toleruar Serbinë, “Kalin e Trojës” të Rusisë. 600 mijë punëtorë punojnë në kompani të ndryshme në Beograd për llogari të Bashkimit Evropian. Gjermania është investitori më i madh i huaj në Serbi. Në nëntë muajt e parë të vitit 2022, fluksi i investimeve të huaja direkte në Serbi arriti në 3,011 miliardë euro, që është pak më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur janë investuar 3.002 miliardë euro. Sipas të dhënave të publikuara nga ‘NBS’, nga viti 2010 deri në tremujorin e dytë të vitit 2022, fluksi i investimeve të huaja direkte nga Bashkimi Evropian arriti në 19,204 miliardë euro. Pra BE në këtë mes sheh interesat e saj ekonomike.

Roli i SHBA

Ndryshe nga BE, SHBA është e qartë me qëndrimet e saj për situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Amerikanët e shohin Prishtinën duke nisur nga pozicioni i rëndësishëm gjeostrategjik i tyre. SHBA ka bazën e tyre ushtarake në Kosovë. Në një rajon si Ballkani, SHBA jep siguri se do jetë gjithnjë aty për të mbrojtur Kosovën. Baza amerikane në Bondsteel vazhdon të qëndrojë në rajon prej shumë vitesh për të mbajtur një sy nga Serbia dhe aktivitetet e dyshimta të Rusisë. Bondsteel është rreth 360.000 metra katrorë dhe ndodhet mes dy kodrave të ulëta pranë qytetit të Ferizajt. Baza ka dy kulla kryesore, atë të Veriut dhe atë të Jugut.

Te tjera

Lajme te tjera