Pas më shumë se dy vjet nga konfirmimi i aktakuzës, gjyqi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi më 3 prill. Për 3 ditë palët mbajtën deklaratat e tyre hyrëse për rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Të katër ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe gjenden në qendrën e paraburgimit në Hagë, që nga nëntori i vitit 2020. Që të gjithë, në nisje të gjykimit sërish u deklaruan të pafajshëm për të dhjetë pikat e aktakuzës. “Ne udhëhiqeshim nga ‘porosia e Skënderbeut’ që na thoshte ‘të kërkosh luftë është çmenduri por t’i përgjigjesh asaj është urti”. Me këtë shprehje të Heroit Kombëtar, me qëndrim e veshje fisnike, të zbukuruar me një kollare me simbolet e flamurit kuq e zi, Jakup Krasniqi kundërshtoi dje çdo akuzë në Hagë për krime lufte. Aktakuza më ka lënduar më shumë nga sa vetë torturat. Dua të vdes me dinjitet”. Luftëtar, shprehet ai, u bë për të mbrojtur shqiptarët nga genocide serb. Por për të rrëzuar pretendimet për vrasje nga UÇK ai solli në vëmendje një prej rasteve kur Millosheviç urdhëronte krime, që më pas ia faturonte UÇK-së. “Vetë Millosheviçi ka urdhëruar vrasje jo vetëm të fëmijëve shqiptarë por edhe ata serb, duke akuzuar UÇK-në. Pas vrasjes së civilëve qëndron regjimi i Beogradit”. Në qëndrimin e tij Krasniqi solli dhe një përshkrim të dhunës së Serbisë mbi shqiptarët që pas Luftës së Dytë Botërore. “Prapa propagandës së Jugosllavisë për parajsën e barazisë ishte një masakër, një shekull dhunë. Kur isha 5-6 vjeç në vitin 1957 regjimi komunist jugosllav filloi një valë të re dhune. Babai im ishte viktimë e kësaj dhune. Më kujtohet kur erdhi i rrahur dhe në një qoshe nëna ime mundohej t’ia lehtësonte këto dhimbje. Edhe sot e kësaj ditë më kanë mbetur në mendje përpëlitjet e tij prej dhunës”.
Rrëfim drithërues i Jakup Krasniqit për masakrat serbe, ja çfarë ndodhi në ditën e tretë të gjyqit në Hagë për ish-krerët e UÇK
Share
Te tjera
