E diel, 16 Gusht, 2026

Shkrimi i fortë në mediat ruse: Vuçiç po ulet në dy karrige dhe meriton “rripin e zi”, ja kush është politikania e lartë në Serbi që po shqetëson Vladimir Putinin, agjentja numër 1 e Sorosit

Share

“Serbia është pjesë e botës ruse dhe Aleksandër Vuçiç është një akrobat i vërtetë politik”, shkruan RIA Novosti, ‘me urdhër’ të Kremlinit. Edhe në Serbi, edhe pse Rusia kontrollon thuajse të gjitha mediat atje, rrallëherë sheh që Vuçiç të lavdërohet. Megjithatë, nëse lexon mes rreshtave, kuptohet se regjimi i Vladimir Putinit e di mirë se Vuçiç është dinak, por aktualisht po lavdërohet për këtë sepse ai refuzon të vendosë sanksione anti-ruse.

Vuçiç në piedestal

“Dikush përthyen hekurin me duar, dikush stërvit gjarpërinj helmues. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ulet në dy karrige njëherësh. Të jem i sinqertë, ai duhet të kualifikohet për një rrip të zi në këtë lloj të arteve marciale politike. Ai ishte dënuar më parë për këtë të dyja në Perëndim dhe në Rusi, por duhet admiruar, sepse e meriton”, shkruan RIA Novosti. Më pas ata shpjegojnë se kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Vuçiçit shumicën e kohës nga një keqkuptim i plotë i realitetit ballkanik dhe kushteve të jetesës “në pikën më perëndimore të botës ruse”, siç e përshkruajnë ata Serbinë, dhe shkruajnë se “serbëve u pëlqen të thonë se bashkë me rusët janë 150 milionë”, si dhe se serbët pritej të bënin mashtrime ose edhe tradhti, por kjo nuk ndodhi. “Serbët kanë njëqind e një akuza ndaj Vuçiç, por pamundësia për të mbrojtur serbët dhe interesat tona nuk është një prej tyre”, thuhet në vazhdim të shkrimit.

Shqetësimi për Putinin

“Kujtojmë se ai është një nga të paktët liderë që shprehu shqetësimin për “arrestimin” e presidentit rus Vladimir Putin dhe Maria Lvova-Belova, komisioneres së fëmijëve të qeverisë ruse. Serbia përshkruhet si një vend i vogël, i varfër, i rrethuar nga të gjitha anët nga armiq historikë dhe i varur financiarisht nga Perëndimi, por edhe si vend që “për më shumë se një vit ika rezistuar kërkesave për të vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe për të bërë gjëra të tjera të këqija. Dhe si reziston, askush në fakt nuk mund ta kuptojë. Është përtej aftësive normale njerëzore”, shkruajnë më tej. Në të njëjtën kohë, pretendohet se kundër Beogradit ka nisur një luftë, kështu që kohët e fundit kanë qarkulluar informacione të pavërteta se Serbia po furnizon Forcat e Armatosura të Ukrainës me municion, ose se Vuçiç ka paralajmëruar vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Rezistenca ndaj Perëndimit

Vërtetë, autoritetet në Serbi refuzuan të blinin avionë luftarakë rusë, ulën numrin e fluturimeve për në Moskë dhe kërcënuan se do të ndjekin penalisht qytetarët që morën pjesë në sulmet në Ukrainë, por vendet shumë më të fuqishme dhe më të pasura të Evropës tregojnë shumë më pak rezistencë, pretendojnë rusët. E gjithë kjo falë Vuçiçit, i cili mbahet mend si Ministër i Propagandës në qeverinë e Sllobodan Millosheviçit gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë dhe është ende në pushtet, ndryshe nga shumë armiq të tij. “Disa kanë dalë në pension prej kohësh, si Bill Clinton, të tjerë kanë vdekur, si Madeleine Albright, të tjerë janë në burg, si ish-udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe Vuçiç është ende mbi një kalë.”

Shembull për Ana Brnabić

Kjo është arsyeja pse Kremlini është dyshues ndaj kryeministres Ana Brnabiç, e cila është “plotësisht pro-perëndimore, ka punuar gjithë jetën e saj në strukturat atlantiste, duke shprehur haptazi se është në marrëdhënie të të njëjtit seks”. “Ajo është një agjente e vërtetë e Sorosit që dëmton miqësinë ruso-serbe. Por ajo është e nevojshme sepse ajo qetëson Bashkimin Evropian, i cili përbën gjysmën e të gjitha eksporteve serbe dhe të njëjtën pjesë të investimeve të huaja në vend. Dhe politikisht ajo është absolutisht e varur nga Vuçiç dhe nuk është e aftë të ketë një karrierë autonome”, shkruajnë më tej. Politologu Vadim Truhachev gjithashtu arriti në përfundimin se serbët e trajtojnë Rusinë më mirë se çdo popull tjetër në botë. “Në vendet e BE-së punojnë një milion e gjysmë serbë. Ata duhet të ushqejnë familjet e tyre dhe duhet të kemi parasysh edhe presionin e jashtëzakonshëm që BE po ushtron ndaj Serbisë për Kosovën, kështu që nuk duhet t’i kemi zili politikanët serbë dhe Vuçiç.

Te tjera

Lajme te tjera