Premier League dhuroi dje emocione të papërshkruara në kuadër të xhiros së 26-të, ku derbi anglez midis Liverpulit dhe Mançester Junajtid jo vetëm rezultoi me një fitore të madhe të “Reds”-ave të trajnerit Jurgen Klop, por për “djajtë” e Mançesterit ishte humbja më e rëndë me këtë rezultat në 92 vjetët e fundit. Ishte një fitore spektakolare, e thellë dhe gati-gati e pabesueshme e Liverpulit, ku tre lojtarë: Salah, Nunez e Gakpo shënuan nga dy gola secili e një e shënoi braziliani Firmino.
Pra Liverpuli triumfon në një ndeshjet madhe, por turpëruese për Mançester Junajtid, ndërsa i shkaktoi “tërmet 7 ballësh” skuadrës së “Djajve të Kuq”. Tifozët në “Anfield” iu gëzuan pafund fitores spektakolare 7-0, me skuadrën e tyre që shfaqën dominim gjatë gjithë sfidës. Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 43-të, moment në të cilin Gakpo, lojtar i ardhur me bujë në merkaton e verës së vitit të kaluar, kaloi mbrojtjen e “Dajve të Kuq” dhe realizoi një perlë të vërtetë dhe i dhuroi avantazhin skuadrës së tij. Fraksioni i dytë rezultoi shumë i lehtë për “The Reds”, që gjetën goli e dytë në minutën e 47-të me Nunez. Ndërsa vetëm tre minuta më pas Gakpo realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij. Minuta e 66-të do të sillte protagonist Salah, me sulmuesin që bëri “poker” për ekipin e Klop, ndërsa realizoi një super gol.
Megjithatë në minutën e 75-të Nunez e dërgoi topin në rrjetë me një goditje me kokë dhe turpëroi keq skuadrën e “Djajve të Kuq”, duke realizuar golin e pestë. Salah nuk u ndal me aq, por vijoi sulmin dhe në minutën e 83-të realizoi golin e gjashtë për ekipin e ‘The Reds”. Në fund e gjitha u vulos nga Firmino që realizoi golin e shtatë për Liverpul në minutën e 88-të. Pas javës së 26-të të Premier League Liverpul ngjitet në vend të pestë me 42 pikë, teksa Mançester Junajtid nga ana tjetër qëndron në vend të tretë me 49 pikë. Humbja 7:0 është më e thella në histori që Mançester Junajtid e ka pësuar. Vetëm edhe një herë klubi anglez kishte pësuar me këtë rezultat. Në vitin 1931, Mançester Junajtid i kishte pësuar shtatë gola dhe nuk kishte shënuar asnjë në ndeshje me Uolves. Ndërkohë, dje në Spanjë, Barcelona fitoi me rezultat minimal 1:0 ndeshjen në shtëpi kundër Valencias të dielën. Me këtë fitore është forcuar në vendin e parë me 62 pikë, kurse Valencia në vendin e 19-të. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së 24-t të La Ligës spanjolle. Golin e fitores, Barcelona e shënoi në minutën e 15-të. Shënoi braziliani Rafinja me asistim të Serxhio Busketsit. Barcelona në minutën e 55-të humbi penallti, ku dështoi Ferran Torres.
