E mërkurë, 4 Nëntor, 2026

Rama dhe Berisha në të njëjtin pazar për Shqipërinë, Grid Rroji zbulon pasuritë dhe interesat që bashkojnë PS-PD, ja çfarë po përgatitet pas krahëve të shqiptarëve

Share

Ajo që televizionet e kontrolluara nga pushteti dhe opozita televizive përpiqen ta shesin si “luftë politike”, në të vërtetë nuk është asgjë më shumë se një shfaqje teatri për mashtrimin e shqiptarëve. Në analizën e tij më të fundit në podkastin e tij, studiuesi dhe analisti Grid S. Rroji nxjerr zbuluar prapaskenat e errëta të kastës 36-vjeçare në Tiranë: Edi Rama dhe Sali Berisha me pjesën e tij të opozitës janë te i njëjti pazar, ndërsa vendi po çohet drejt shpopullimit dhe falimentimit kombëtar.

 Sipas Rrojit, prapa kësaj retorike qërohen lejet e ndërtimit, tenderët miliona eurosh dhe ndarja e pasurive kombëtare me sindikatën ndërkombëtare të krimit, ndërkohë që mbi popullin zbatohet një diktaturë e hekurt financiare dhe policore.

Pjesë nga analiza e Grid Rrojit

“Kemi një diktaturë të hapur, kjo është më se e qartë. Në protestën e të shtunës të studentëve, u përpoqën ta kapin këta plehrat dhe xhumilet e së ashtuquajturës opozitë të PD-së. Bënë mirë ata që i nxorën jashtë — dhe nuk ishte Qorri që i nxori jashtë, por ishin ca njerëz të cilët e kanë kujtesën historike pak më të fortë se shumica, pra e dinë se si kanë qenë, kush janë, me çfarë janë marrë dhe çfarë paterice i janë bërë Edi Ramës këta të PD-së. Pra, paria është në një krah dhe protestuesit në krahun tjetër.

U pa shumë qartë se ndërsa pjesa më e mirë e shoqërisë shqiptare, pjesa më e lirë që nuk kërkon të rrijë si skllave studentët, të rinjtë e tjerë nga universitetet publike e private, njerëz që shtyhen nga arsye të ndryshme (mund t’i hyjmë edhe analizës se kush i shtyn e pse i shtyn, por ajo që i përbashkon është se nuk ndihen mirë si skllevër të kësaj parie) — ishte në shesh në një mënyrë ose në një tjetër dhe është mbështetëse e asaj që po ndodh, një pjesë tjetër e shoqërisë shqiptare kishte halle më të mëdha. Kishte hall të festonte disa festa që nuk kanë asnjë lloj lidhjeje me traditën shqiptare.

Janë festa të huazuara, festa që i bëjnë ata të ndihen pjesë e kësaj të ashtuquajturës elitë ndërkombëtare — festa satanike me imazhe jashtëzakonisht të dëmshme për një shoqëri me traditë siç është shoqëria shqiptare, e cila ka një evolucion dhe një qasje ndaj problemeve të jetës prej shekujsh. E tani kanë ardhur këta modernët e rinj, të cilët ishin nëpër Bllok e kudo nëpër Tiranë të veshur, të ngjyer e të lyer me kostume kafshësh që janë për fëmijët, se fëmijët zhvillojnë imagjinatën por tek ne nuk janë fëmijët ata që e kanë qejf Halloween-in, por pikërisht këto shtresa të injektuara me ideologjinë e Parisë së Tiranës gjatë këtyre 36 viteve, të cilat mendojnë se jeta është një “big party” (festë e madhe). Sa më shumë lekë të kesh, në sa më shumë me festa të shkosh, sa më shumë të zhgërryhesh cepave të këtyre vendeve ku bëhen këto festa, sa më shumë të dalësh jashtë kufijve të asaj që është njerëzorja prej mijëra vjetësh, aq më shumë këta ndihen pjesë e elitave botërore.

Ky është fati i tyre; duhet t’i lëmë në fatin e tyre. Mirëpo këta kanë marrë me vete një pjesë shumë të madhe të shoqërisë shqiptare, sepse edhe ata që nuk ishin nëpër këtë lloj festash, ishin në shtëpi, ishin nëpër kafe, diskutonin me epsh e furi të madhe se si duhen zgjidhur problemet, por nuk ishin në shesh, nuk ishin përballë diktaturës. Përkthimi i kësaj është se ata njerëz e kanë pranuar zgjedhën, diktaturën, tiraninë. Janë të gatshëm që për një drekë peshku, për një gotë verë, për një rrogë ose për një punësim të fëmijëve, nipërve e mbesave të tyre (i cili nuk dihet ku çon, se zakonisht këta legenat që janë drejtorë e drejtoresha kanë një vizion tjetër për vartësit).

Shihni se ç’ka bërë numri një i qeverisë  që nuk është numër një tamam, por që e mban numrin një të qeverisë për ato gjëra  Belinda nuk e ka pasur problem të shkojë me vartësit. Domethënë, ta themi troç, divorci i ndodhi (se është fatkeqësi divorci, nuk mund ta anatemojmë për këtë), por i ndodhi pikërisht kur gjeti dashurinë me një nga vartësit dhe u bë e pashme fizikisht… Ndërsa ky tjetri që është realisht (ose të paktën nominalisht) numri një i qeverisë, ky me gratë e shokëve e të tjera!

Pra, ky është morali që kanë përçuar ata. Kjo është “e mira”, se nuk është se të tjerët janë engjëj  nuk po kërkohen engjëj këtu — por ata jua kanë shfaqur këtë sikur të jetë e mira, sikur kjo është sjellja që duhet të mbajnë njerëzit. Atëherë përballë këtyre, njerëzit kanë mësuar që “prit mos, se kjo qenka jeta” — një pjesë e tyre. Jo ata që janë në shesh! Ata që janë në shesh janë dritë. Ata, pavarësisht se dinë apo s’dinë ku do të shkojnë e si do të shkojnë, janë dritë. Errësira… gjejeni vetë ku janë të tjerët, sepse përballë dritës ka vetëm errësirë. Kudo ku e vendosni veten — a jeni tek paria, apo te këto shtresat e mesme që kanë nga një rrogë, e kalojnë mirë, shkojnë nganjëherë në ndonjë festë, iu duket vetja familjarë, mundohen t’u vijnë mbrapa fëmijëve të tyre por me këtë mënyrën e re “t’i çojmë jashtë, t’i bëjmë jashtë sepse duke i çuar jashtë i shpëtojmë me demek”…

E në fund të fundit, edhe këta ngjyhen përditë me nga një pisllëk të vogël, me nga një poshtërsi të vogël, sepse kështu e ka Shqipëria: “O vëlla, tani ne jemi këtu, ju që ikët ikni tani, s’na tregoni ju goglat ne këtu!” E me këtë lloj mendësie ne kemi krijuar këto shtresa. Kemi disa shtresa të cilat përballen sot me realitetin e një diktature të hekurt, me një diktaturë tiranike nga Edi Rama. Pse e ka bërë diktaturën tiranike Edi Rama? Diktatura është e instaluar, tirania është e instaluar. Tani Edi Rama është në krye të kësaj tiranie sepse s’ka zgjedhje tjetër.

Sa u përket shtresave të popullsisë: kemi studentë dhe rini të cilët nuk shohin të ardhmen sepse e kanë kuptuar që nuk bëhet kjo punë vetëm me lekë. “O lalo, o dak, o laço, s’bëhet kjo punë ashtu!” Dikush është edhe i kënaqur me atë, por ata duan të ardhmen, duan të jetojnë me nder, nuk duan t’i lëpihen X-it, Y-it dhe Z. Dhe një të mirë që ka kjo gjeneratë e re (ka defekte sa të duash, të gjithë ne kemi, të gjitha gjeneratat kanë defektet e tyre), por kanë një të mirë: këta nuk përkulen kollaj.

Nuk përkulen këta, nuk e marrin për të mirëqenë siç mund ta marrë brezi im ose brezi mbi timin që “hajde tani ta kalojmë se s’ke ç’i bën”. Këta nuk përkulen. Prandaj unë i quaj dritë ata, prandaj i quaj shtresa më e ndriçuar e shoqërisë shqiptare.  Sot, përtej tyre, kemi shtresa të tjera. Kemi shtresën e profesionistëve të cilët janë në shtëpi; kemi shtresën e atyre që janë pasanikë të mesëm të cilët janë në shtëpi e të cilët i shohin këta e thonë “ama jo, na prishet qetësia”. Tani kemi shtresën e atyre që u shërbejnë këtyre, të cilët janë dyqanxhinj, rrogëtarë e njerëz të këtij lloji, të cilët nuk kanë pikën e ndërgjegjësimit se çfarë po u ndodh. Ata punojnë nga dita në ditë, nganjëherë bëjnë dy apo tri punë dhe janë injektuar me gomarllëkun, me idenë e gomarit, trutë e gomarit (po ta themi shqip) që “kjo është jeta”.

Tani dalim të pijmë ndonjë kafe, e kur kemi ndonjë shok a shoqe mjaftohemi aty për aty, çojmë ca lekë në shtëpi se duhet të hajë bukë familja, kënaqemi me çfarë të kemi në një pisllëk të vogël këtu e një pisllëk të vogël atje. Dikush që ka bërë para del e punon edhe taksi jashtëzakonisht shumë nga këta shefat e ish-shefat e komisariateve e të tjerë që i kam takuar nëpër Tiranë, të cilët janë gjithmonë në krye të detyrës në të gjitha llojet e formave.

Pra, këtu kemi të bëjmë me një shtresë e cila është tërësisht e pandërgjegjësuar se çfarë po u ndodh. Atëherë më duhet t’ju them se çfarë po u ndodh të gjithë këtyre  edhe atyre që kanë ca lekë, edhe atyre që luftojnë për bukën e gojës muaj për muaj.

Ajo që po ju ndodh juve, o njerëz të mirë, o shqiptarë të mirë, është e dyanshme:Në njërin krah, këta ju kanë thënë: “Ose do të bëni siç thonë ne, ose do të rrini urtë si skllevër të mirë, ose do të hani dajak, ose do të ikni.” Kjo është ana e parë.  Në anën tjetër, këta vetë janë të përmjerrë  është një shprehje që mund ta them pa ulur kredencialet e mia si njeri i edukuar — janë të përmjerrë sepse mënyra se si e kanë ndërtuar këtë shtet është detyrimisht një shtet që nuk ka ndonjë forcë të madhe. E vetmja forcë që ka shteti është besnikëria ndaj këtyre dhe besnikëria e këtyre ndaj shtetit.

PS-PD bashkë

Qeveria sot — sigurisht Edi Rama është ai që i ka vënë çengelat kësaj pune, por edhe këta të opozitës kanë marrë atë të vetën, mos kini asnjë lloj meraku. Të gjithë këta janë pasanikë! Gjithë ata që dolën te protesta të shtunë: ai kaposhi që fryhej si gjel, që duhej një gjilpërë ta shfrynte, që thoshte “ne do të jemi këtu në shesh përjetë”… Po ta shihni se sa pasuri ka ai, sa pasuri kanë këta të tjerët, sa pasuri kanë ata që rrinë aty mbrapa e bëjnë sikur… Sa pasuri ka ajo zonja që ishte mbrapa tij aty, i shoqi i saj ndërtues! Ku i kanë marrë tenderat, si i kanë marrë tenderat, pse ka marrë tendera djali i kryetarit të tyre të përjetshëm, si funksionon jeta e vajzës dhe dhëndrit të kryetarit të tyre të përjetshëm…

Kush jua jep këtyre këto para, nga dalin këto, si e edukojnë ata vajzën e tyre nëpër shkolla jashtë? Ajo që kur ishte pak më e re ishte më e hedhur edhe fliste, se i dukej vetja e paprekshme. Si i bëjnë këto? Si shkojnë me pushime nëpër vende të ndryshme? Ku i kanë ato lekë? Ku u gjendën ato lekët që u humbën në Qipro e të tjera? Të gjitha këto duhet t’i keni parasysh ju, sepse këta janë kot dhe janë të gjithë bashkë.

Shitja e vendit

Problemi është se përballë tyre tani është një lojtar shumë më i fortë. Është një lojtar të cilit këta jua kanë shitur vendin disa herë. E kanë shitur te disa njerëz e entitete të ndryshme, por këtë herë jua kanë shitur një entiteti i cili nuk është për të bërë shaka me të. Ajo që ne e quajmë sindikata ndërkombëtare e krimit ka një përvojë të thellë të futjes brenda mjediseve gjeografike të caktuara, kapjes së pikave kyçe të një ekonomie, shtrëngimit të vidave: nga shtrëngimi i vidave ju shtrëngohet laku të gjithë këtyre që janë nën të) dhe mbajtjes peng të kësaj popullsie deri në momentin që u duhet. Në momentin që nuk u duhet, zëvendësohet.

Po ju bie pak kambana tani. Besoj se zëvendësimi nuk është një gjë që ndodhi kështu rastësisht, se “ikën shqiptarët e çfarë të bëjmë ne”. Jo, vëllezër e motra! Zëvendësimi ka qenë me plan. E ndoshta ka qenë me plan që në fillim të viteve ’90; ndoshta ka qenë plani të cilin këta plehrat që i kemi votuar ne të gjithë (se po fus edhe veten këtu gjatë këtyre viteve) e kanë pranuar, sepse kanë thënë: “Varja këtyre, ne të bëjmë ca lekë, të bëhemi ne ata që duam ne, pastaj për sa kohë që ne kemi kontrollin, çfarë po na duhet ne se kush është pronari real i shtetit shqiptar.” Mirëpo sot këtij pronari i ka dalë tapia! Sot ta kanë shitur gjithçka.

Sot ke në Kamëz mijëra e mijëra indianë; sot ke nëpër Shqipëri mijëra e mijëra njerëz që janë refugjatë që ta mbushin Shqipërinë. Sot ke projekte — siç flitet nëpër Tiranë, që ju i keni dëgjuar por thoni “hajde ta pimë këtë kafen këtu se çfarë të bëjmë ne, të pafuqishëm jemi” — ka projekte për ndërtim kolonish në Shqipëri.”.  /Burimi: Gazeta Sot/

Te tjera

Lajme te tjera