E premte, 30 Tetor, 2026

Në qeli prej shkurtit të kaluar, Veliaj transferohet nga Durrësi në Fier, nuk dihet motivi! Kryebashkiaku: Rrëmbim policor! S’më treguan urdhrin e burgjeve

Share

Qytetari i parë i Tiranës Erjon Veliaj mbërriti në paraburimin e Fierit rreth mesditës së kësaj të mërkure. Ai u tranfestua nga Durrësi ku qëndronte prej 10 shkurtit të vitit 2025, kur u arrestua nga SPAK në zyrën e tij. 

Zhvendosja u bë me urdhër të Burgjeve, por Report Tv kërkoi të bisedojë me drejtoreshën e Përgjithshme Burgjeve Sadleva Bodo, pa marrë ende  një përgjigje lidhur me arsyet e transferimit të Veliajt në Fier.

Arsyen, siç njoftoi në një deklaratë publike, nuk e di as vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Pavarësisht kërkesave të përsëritura, si nga unë ashtu edhe nga avokati im, për t’u njohur me aktin që urdhëron transferimin dhe arsyet që e justifikojnë atë, na është refuzuar vënia në dispozicion e këtij dokumenti”, tha Veliaj.

Madje shkon deri aty sa akuzon për rrëmbim policor.

“Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, shton ai.

Kryebashkiaku thekon se nuk ka dhënë pëlqimin për transferimin dhe ka kundërshtuar mënyrën se si po realizohet, “pa transparencë dhe pa i mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave ligjore”, siç ai thekson.

Në përfundim të deklaratës, Veliaj i kërkon publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e këtij transferimi të cilin ai e quan politik.

Dy më parë, Kryebashkiaku shfaqi në rrjetet sociale një qëndrim për rrëzimin e Aleksandër Vuçiç nga lëvizja studentore atje, ku mes rreshtave shkruante se protestat studentore janë fundi i një bote.

Te tjera

Lajme te tjera