Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij copëza nga diskutime dy ditore të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar në Pogradec, ku fokusi është vënë te dëgjimi i shqetësimit të çdo qytetari dhe përkthimi i tyre në zgjidhje e politika më të mira.
“Ndjesia e mirë e një sezoni politik me energji të reja dhe të tjerë hapa vendimtarë drejt Shqipërisë 2030, ku rritja cilësore e ndërveprimeve me njerëzit do të jetë domethënëse, buron edhe nga fakti i angazhimit e reflektimit serioz që mori formë në dy ditët e maratonës së Pogradecit”, shkruan Rama.
Siç mund të kuptohet, nga teksti dhe ajo që kryeministri ka sqaruar më parë, i gjithë ky reflektim i socialistëve në nisjen e gjysmës së dytë të mandatit të katërt në drejtimin e vendit, vjen pas protestës së flamingove.
“Sfida më e madhe do të jetë si ta kthejmë dëgjimin në vendimmarrje”, shprehet një prej socialistëve në tryezë, ndërsa vëmendja është vënë te projektet politike të prezantuara nga Edi Rama, si “BESA”, “Prania Besnike” dhe “PasqyrAlbania”.
Pothuajse të gjithë të pranishmit kanë dhënë mendimin e tyre për zbatimin e kësaj strategjie të re të Partisë Socialiste, në territor, ndërsa vulën e ka vënë vetë i fundit kryeministri Edi Rama.
“Fiksimi jonë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari. Prandaj drejtuesve politikë duhet t’u japim fuqi që ta ndjekin territorin aty dhe ministrave duhet tu japim detyrimin që çdo muaj të ndjekin vetëm personalisht gjithë drejtoritë”, shprehet Edi Rama.
