E premte, 22 Maj, 2026

“U lëshuan nëpër Europë për ta zhgarravitur Shqipërinë por humbën!” Rama për kalimin e IBAR: Ndryshe nga sa përflitet po ndërtojmë histori suksesi

Share

Shqipëria ka kaluar draftin e qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së në grupin e punës së COELA-s, IBAR në grupin e ambasadorëve. Ndërkohë në lidhje me këtë hap të rëndësishëm për integrimin në BE ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” kryeministri Edi Rama.

I cili e nis statusin e tij duke iu drejtuar opozirtës për të cilët thotë se me përpljekjet sipas tij për ta “zhgarravitur” Shqipërinë Humbën.

“Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua. U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.

Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi”, shkruan Rama.

I cili më tej e konsideron këtë hap një histori suksesei dhe njjë ditë krenarie për Shqipërinë.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES

Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua.

U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.

Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi

Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton

Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE

Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik

Forca Shqipëria

Te tjera

Lajme te tjera