E hënë, 20 Prill, 2026

Berisha: Edi Rama delinkuent, do të ballafaqohet me mua në gjykatë se s’ka ku të shkojë, do jetë përballja e shekullit!

Share

Duke e konsideruar Edi Ramën një delikuent, kryetari i PD, Sali Berisha paralajmëroi ballafaqim me të në gjykatë, ndërsa e cilësoi atë si përballjen e shekullit.

Interesimit të gazetarëve nga SPAK, lidhur me këtë çështje, Berisha tha se përballja në Gjykatë me Ramën për çështjen ‘Partizani’, do të nxjerrë të pah mashtrimin e turpshëm dhe të paskrupullt të Edi Ramës.

Arsen Rusta, MCN TV: Ke thënë që do përballesh me Edi Ramën pas disa ditëve, por më 30 prill është përballja e parë. SPAK-u kërkoi dhe gjykata pranoi Taulant Ballën. Do e nisni me atë përballjen pastaj me Ramën? Apo do merreni direkt me Ramën?

Sali Berisha: Tani, Taulant Balla është autori i shpifjes, i trillimit sipas të cilit Sali Berisha i ka dhënë tokë të shpronësuar nga autoritetet pushtuese italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, të shpronësuar, dhëndrit të tij.

Fletoret zyrtare të vitit 1941-42 dhe kadastra e vitit ’37, faktojnë një: toka ka qenë e familjes Begeja dhe familjeve të tjera aty. Dy, faktojnë se ajo tokë nuk është shpronësuar kurrë. Është rekuizuar, njëherë gjashtë muaj dhe herën e dytë gjashtë muaj, por kanë ikur italianët herën e dytë, dhe pas lufte u është konfiskuar nga ë nga komunistët dhe janë pushkatuar dy anëtarë të asaj familjes. Pra, shpifja e paskrupullt e Taulant Ballës është ndër më të ulëtat dhe ajo po ndiqet në të gjitha format.

Arsen Rusta, MCN TV: Ju personalisht do të përballeni më 30 prill?

Sali Berisha: Unë kam avokatët, të cilët, në qoftë se gjykatësi ose avokati kërkon që unë të jem aty, do të jem pa diskutim, zbatoj urdhrat e autoriteteve kompetente. Kurse Edi Rama, se cilat ishin akuzat që u bënë ndaj meje?

Akuzat që u bënë ishin dy: unë sipas mashtruesve Dumani, Kraja dhe Fetahu, Enkelejda Fetahu, që e ka pas dikur Millonaj po është Fetahu në fakt, Enkelejda Fetahu, unë kam bërë sipas tyre ligje dhe vendime për të favorizuar dhëndrin tim. Mashtrues të turpshëm dhe ordiner.

Nuk kanë guxuar të paraqesin një ligj të vetëm, një vendim të vetëm. Dhe njëherë një vendim që paraqitën mashtruan. Thanë që e anuloi vendimin pas shtatë muajsh, në një kohë kur vendimi edhe sot është në fuqi. Edhe sot. Edhe sot është në fuqi. Nuk u anulua.

Pra, akuzuan, kjo kolonë ra. Nuk kishte asnjë vendim. Nuk dërgojnë dot sepse për të, për të, për të shpallur në konflikt interesi, duhet të vlerësojë sipas ligjeve Gjykata Kushtetuese. Nuk kanë dërguar dot asnjë vendim, asnjë ligj në konflikt interesi të Sali Berishës.

Arsen Rusta: Po kanë marrë një vendim për t’u përballur me Edi Ramën. A do të ketë një përballje?

Sali Berisha: Një minutë. E dyta, akuza e dytë, se unë kam ndryshuar destinacionin e terrenit nga klub sportiv në zonë urbanistike. Mashtrim i turpshëm i pa skrupull. Edi Rama dhe varësit e tij kanë në dokumente të paktën 40 firma me të cilën ata ndryshojnë destinacionin e terrenit nga, 40 firma sepse janë dhe firmat e asaj, Këshillit Teknik. Janë 12 firma nga Këshilli Teknik, me të cilën ata kërkojnë ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv në zonë urbane.

Edi Rama, ndryshimin e destinacionit të një pjese të atij terreni e ka bërë, e ka filluar në vitin 2004, imagjinoni ju tani, e ka përfunduar në vitin 2006, pa asnjë kërkesë nga pronarët. Pa asnjë kërkesë. E ka bërë vetë, sepse kishte vendosur me Olsi Ramën dhe një tjetër të ndërtonin një small parajse, Olsi ishte, ishte në trafiqe gjithë jetën. Në trafiqe, gjithë jetën.

Arsen Rusta, MCNTV: Do të përballeni me zotin Rama?

Sali Berisha: Një minutë se duhet, qytetarët duhet t’i dinë gjërat. Pra, Olsi Ramën, donte të ndërtonte qytezën e vet tek ajo pjesë. Pa kërkesën e pronarëve. Imagjinoni dhe, dhe këta prokurorë nën skenar të Edi Ramës, akuzojnë Berishën se ka ndryshuar destinacionin. E kupton?

Tani e dyta. Për të cilën Edi Rama është, është, de facto i dënuar. Edi Rama, pasi i ka dhënë të gjitha lejet, pasi ka filluar ndërtimi nga viti 2010, s’mbaj mend tani kurrë, ka marrë vesh se njëri nga pronarët është Jamarbër Malltezi, dhe ka nisur policinë e vet për ta bllokuar në gropë dhe ka bllokuar gropën.

Pronarët, ndërtuesit, kanë shkuar në gjykatë. Vendimi ishte i marrë, nuk mund të anulohej, dhe kanë vendosur heqjen e bllokimit. Edhe me kaq Edi Rama nuk e ka zbatuar. Ka vazhduar ta bllokojë. Atëherë me vendim të prerë të Gjykatës së Apelit, Edi Rama është gjobitur 320.000 euro, dhe i ka paguar. I ka paguar 320.000 euro. Dhe para tre vitesh Gjykata e Apelit ka konstatuar se Edi Rama ka kryer vepër penale. Ka kryer vepër penale.

Por ka deklaruar se është parashkruar kjo, i ka kaluar afati i dënimit. Pra është delinkuent.

Tani, a do ballafaqohet ai me mua, nuk ka ku të shkojë. Sepse paraqitja në gjykatë si dëshmitar është absolutisht i detyrueshëm dhe shih kodin çfarë thotë. Natyrisht, ai do përpiqet dhe ka filluar që tani ka krijuar një këshill aty në, ka krijuar një këshill mashtruesish në Kryeministri se si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot dhe ajo do jetë, do jetë përballja e shekullit. Aty do t’u tregoj shqiptarëve…

Arsen Rusta, MCN TV: Do jetë kilometri i fundit?

Sali Berisha: Aty do u tregoj shqiptarëve unë të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të ligë përfaqëson ky njeri. Prandaj i them, bëhu burrë edhe hajde në sallë të gjyqit. Përndryshe, në qoftë se nuk ta mban, urdhëro të zgjidhni studio televizive, jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për të dëshmitar, përndryshe absolutisht jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit.

Do vijë si një delinkuent. E di, vjen si i dënuar. Faktikisht, parashkrimi është parashkrim, por vepra penale thotë aty ka kryer vepër penale thotë gjykatësi.

Arsen Rusta, MCN TV: E po kartela i del e pastër.

Sali Berisha: Kartela i del e pastër. Kartela i del e pastër. Kartela e pastër në qoftë se thotë ke kryer vepër penale, nuk të del kurrë. Ke përfituar nga skadimi i ligjit, po jo.

Te tjera

Lajme te tjera