Edi Rama ka nisur lëvizjet në territor, pas sinjaleve se pakënaqësi është rritur. Sot kryeministri u ndal te njësia 7, në një takim me Asamblenë e kësaj njësie.
Rama lëshoi gojën ndaj PD, teksa bënte batuta me Halit Valterin, i cili dikur ishte me PD dhe më pas kaloi te PS.
“Nuk duhet nënvlerësuar asgjë. 83 mandate nuk na i fal askush. Ka vetëm një arsye të madhe pse ne i arrijmë edhe 83 mandate, sepse ne kemi parti, ata s’kanë parti. Andej kanë marrë fund partitë. Ku kanë ata? Atje janë… kjo është forcë e madhe që kemi dhe duhet ta përmirësojmë, ta freskojmë, ta motivojmë sepse kjo është forca jonë. Ja ku është edhe ai ballisti aty, Halit Valteri. Kujtonte se kishte parti, thoshte ika nga parti, ç’parti ike ti? Ike nga një hale atje dhe erdhe e gjete parti këtu, nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Ne i mirëpresim të gjithë”, tha Rama.
Lidhur me çmimin e naftës që është edhe shqetësim kryesor për qytetarët e jo vetëm, kryeministri tha se çmimi është rritur kudo. Ai tha se është marrë parasysh heqja e taksës së qarkullimit, por kjo do të sillte pagesë të katërfishtë nga qytetarët.
