E enjte, 16 Prill, 2026

Berisha: Do jem përballë kryehajdutit Rama në gjykatë, e ftoj të bëhet burrë dhe të kërkojë seancë të hapur për mediat

Share

Gjykata e Posaçme pranoi dje kërkesën e Sali Berishës që për dosjen ‘Partizani’ në gjyqin që po zhvillohet në themel të thirret kryeministri Edi Rama për të dhënë shpjegime për firmat që ka hedhur në kohën që ka qenë kryetar bashkie në Tiranë.

“Edi Rama në atë dosje ka mbi 10 firma. Prej tyre, i ndëshkuar nga gjykata për to, prokuroria, mercenarët e Ramës nuk e thirrën një herë kur ne kërkuam, akuzuan Sali Berishën për gjëra që nuk kishte asnjë lidhje.

Gjykata zbatoi ligjin. Firmat aty janë të Edi Ramës. Unë kam një firmë aty (projekti i Partizanit) pas firmës së Edi Ramës, pasi territori është i bashkive.

Edi Rama me 12 firma ka ndryshuar destinacionin pa kërkesën e pronarëve. I thoni Ramës të bëhet burrë të kërkojë seancë me media kombëtare dhe ndërkombëtare për të parë se cili është Edi Rama në atë aferë.

Shqiptarët e presin pa durim një konfrontim mes meje dhe kryehajdutit. Unë përballjen e kam kërkuar me Edi Ramën, ai është njeriu që ka një aferë të tmerrshme korruptive që ka firmosur për ndryshimin e destinacionit pa kërkesën e pronarëve.”, tha Berisha për gazetarët jashtë Kuvendit.

Seanca gjyqësor në GJKKO në ngarkim të kreut të PD, Sali Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në çështjen e njohur si dosja “Partizani” ka nisur dje.

Trupa gjykues ka shqyrtuar kërkesat e palëve lidhur me administrimin e provave, duke vendosur pranimin e provave shkresore të paraqitura në proces. Po ashtu, gjykata ka vendosur që të thirren dhe të pyeten si dëshmitarë personat e listuar në kërkesën e Prokurorisë, si dhe ata të propozuar nga palët në proces.

Mes dëshmitarëve të pranuar për t’u thirrur është edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të pyetet në cilësinë e dëshmitarit në kuadër të këtyre hetimeve. Kërkesa për marrjen në pyetje të tij është pranuar nga GJKKO.

Rama do të merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e çështjes në cilësinë e kryetarit të bashkise se Tiranës në atë kohë.

Te tjera

Lajme te tjera